ELBASAN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish blof. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja e përgënjeshtron Berishën, pasi një denoncimi që ky i fundit kishte publikuar në Facebook duke përdorur ‘qytetarin dixhital’. 

Aty thuhej se banda e Suel Çelës dhunoi Llatjan në zyrën e Bashkisë së Elbasani, por vetë kryebashkiaku në një reagim për Report Tv e mohon duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“S’ka mundësi të rrihet një kryetar bashkie”, thotë Llatja.

Gledian Llatja është në vitin e 6 të mandatit si kryetar i Bashkisë së Elbasan, pasi u zgjodh për herë të parë në vitin 2019 dhe rimori një mandat në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Denoncimi i publikuar nga Berisha sipas qytetarit dixhital

Përshëndetje! Jam një punonjës në Bashkinë e Elbasanit dhe dua të denoncoj një ngjarje shumë të rëndë. Nuk kemi ku të ankohemi dhe nuk kemi besim te Policia e Elbasanit, sepse është nën urdhrat e banditit dhe kriminelit Suel Çela. Para dy ditësh, banda e Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja. Kanë qenë tre persona, me në krye vrasësin me pagesë Shkëlzen Hasanpapaj. E di i tërë qyteti, por askush nuk ka guxim të flasë. Le të dalë kryetari Llatja dhe ta mohojë këtë ngjarje.

Ju lutem, publikojeni këtë, sepse jeni i vetmi vend ku ne, qytetarët e thjeshtë, kemi shpresë dhe mund të dëgjohet zëri ynë. Ju përgjërohem të ruani anonimitetin, sepse kemi fëmijë për të rritur. Qyteti i Elbasanit është bërë i pabanueshëm nga kjo bandë kriminale, me përkrahjen e kriminelit kryesor Taulant Balla. Përshëndetjet më të përzemërta! Jeni e vetmja shpresë ku mund të ankohemi.

Postimi i Sali Berishës