Ndriçim Gjokonaj ka përfituar ulje dënimi me 17 vite burg nga Apeli i Krimeve të Rënda pasi gjykata ka vlerësuar statusin e tij si i penduar në zbardhjen e kriemve të bandës së tritolit në Vlorës.
I pandryshuar ka mbetur dënimi për vrasësin me pagesë të bandës, Julian Sinanaj, me 30 vite burg, Andon Mëhillajn kreun e këtij grupi me burgim të përjetshëm dhe sekserin e grupit të arrestuar dy ditë më parë Genis Mëhillaj.
Këtë të enjte, Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Genis Mëhillajt për riçelje të gjykimit ndaj tij, pasi ky i fundit kërkoi të rigjykohej me argumentin se është dënuar në mungesë.
Ndërkohë dënimet për pjesëtarët e tjerë të grupit u lanë 19 vite për biznesmenin Marjon Mitro nga Vlora që porositi atentatin me tritol ndaj ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, 5 vite burg për biznesmenin e gazit Ilir Karçini dhe 8 vite për Alin Mexhajn personi që furnizonte me armatim Julian Sinanajn.
Ky grup u zbulua tre vite më parë ku u prangos më 30 Janar, Julian Sinanaj, pas një operacioni të Policisë së Shtetit, ndërsa hetimet zbardhën se ai e kryente këtë aktivitet prej 10 vitesh.
Ndaj këtij grupi rëndon vrasja e biznesmenit Agron Çela, ajo e peshkatarit Sokol Veizaj, atentati i dështuar ndaj Besnik Dervishit si dhe atentati me tritol në banesën e ish-kreut të Partisë Demokratike në Vlorë Ardian Kollozi.
Dënimet e dhëna nga Gjykata e Apelit
Julian Sinanaj – 30 vite burg
Andon Mëhillaj - burg përjetë
Ndriçim Kokona - 8 vite burg
Genis Mehillaj - 10 vite burg
Marion Mitro – 19 vjet burg
Ilir Karçini – 5 vjet burg
Albin Mexhaj – 8 vjet burg
Dënimet e dhëna nga Krimet e Rënda:
Julian Sinanaj – 35 vite burg
Andon Mëhillaj – burg përjetë
Genis Mëhillaj – 10 vite burg
Ndriçim Gjokona – 25 vite burg
Marion Mitro – 19 vjet burg
Ilir Karçini – 5 vjet burg
Albin Mexhaj – 8 vjet burg
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com