'Banda e vrimave'/Vodhën mijëra euro, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, mes tyre një femër

'Banda e vrimave'/Vodhën mijëra euro, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, mes tyre një femër

3 shqiptarë janë arrestuar nën akuzën e vjedhjes gjatë një operacioni policor në zonën e Beneventos, Itali. Ndërkaq një i katërt është dërguar për paraqitje me detyrim në Polici.

Sipas mediave italiane, operacioni u titullua “banda e vrimave” pasi hajdutët përdornin pikërisht një metodë të “vrimës” së dyerve për të grabitur.

Ditën e djeshme, policia italiane ekzekutoi urdhrat e Prokurorisë së Fermos për dërgimin në paraburgim të tre shqiptarëve, ku mes tyre ishte një femër dhe detyrimin për paraqitje në polici të një të katërti.

Të dyshuarit akuzohen të kënë kryer grabitje dhe vjedhje në Fermo, Ascoli Piceno, Macerata e Caserta.

Hetimi mbi katër personat ka nisur menjëherë pas vjedhjes së shtëpisë së një mjeku në 28 shkurt 2018. Katër shqiptarët, të armatosur me pistoleta dhe thika, kishin plagosur kunatin e viktimës dhe kishin vjedhur qindra euro.

Ndërkaq, në 2 qershor 2018 ata kishin grabitur shtëpinë e një gruaje të re, ku kanë marrë 20 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi