26 persona ranë në pranga, 21 prej të cilëve me masën e sigurisë arrest me burg, me stë cilëve edhe Giuseppe Sirignano, i konsideruar nga prokuroria lokale si pika e referimit për shpërndarjen e drogës në territorin e Acerra-s. 40-vjeçari cilësohet nga hetuesi Iaselli si “kreu, promotori dhe organizatori i organizatës me funksionin e organizimit dhe koordinimit të të gjitha veprimtarive për të përsosur importin e drogës”.
Sirignano, sipas hetuesve, mbante marrëdhënie të drejtpërdrejta si me subjektet e ngarkuar për të bërë jashtë vendit pazaret me kartelet e furnitorëve të drogës ashtu edhe me përgjegjësit e grupeve të blerësve. Një rol kyç, jo vetëm në prapaskenë, sepse 40 vjeçari merrte pjesë, sipas aparatit të akuzës, në mbledhjet operative me organizatat e tjera për të mundësuar futjen në Itali të ngarkesave të mëdha me drogë që më pas kishin si synim tregjet klandestine lokale.
Prokurori e identifikon si një prej “shpërndarësve me shumicë”, njësoj si figura të tjera famëkeqe të zonës si Massa, Saviano dhe Villano. Secili prej tyre, supas asaj që është verifikuar nga Guardia di Finanza, importon falë kontakteve me shqiptarët sasi të mëdha droge dhe më pas vepron për shpërndarjen në treg, pas përpunimit të mallit. Secili grosist ka një pikë referimi në zonën e mbulimit: në zonën e Acerrës ata të Sirignanos, janë De Bernardo dhe Villano, banues përkatësisht në Mugnano dhe Lusciano.
Në veprimtari ishte përfshirë edhe e shoqja e Sirignanos, Mariarosaria Zito, e cila është dëgjuar disa herë nga hetuesit gjatë përgjimeve. Sipas prokurorit Iaselli, gruaja, e cila ndodhet në arrest hstëpie, është “roja dhe e ngarkuara për dorëzimin e mallit në mungesë të Sirignanos”.
s.k/Shqiptarja.com











