Bandat, prokurori i antimafias
italiane, takon Xhafajn e Markun

Bandat, prokurori i antimafias<br />italiane, takon Xhafajn e Markun<br /><br>
TIRANE-Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. De Raho vizitën e ka nisur me një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një postim në Twitter, ministri i Brendshëm shprehet se me prokurorin italian të antimafias është diskutuar për goditjen e krimit dhe grupeve kriminale. “Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia, De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që dje në Tiranë. Diskutim profesional e i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar.

Me Prokurorin italian Antimafia, De Raho, diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dypalësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale. Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare - ishin të tjera tema shumë interesante diskutimi me Prokurorin italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, De Raho dhe delegacionin që e shoqëronte” thotë Xhafaj.

fatmir xhafaj
Prokurori i Federico Cafiero De Raho takim me ministrin Xafaj

Pas takimit me ministrin, Federico Cafiero De Raho është pritur në Prokurorinë e Përgjithshme nga Kryeprokurorja Arta Marku. Takimi në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur në orën 09:30, ndërsa në qendër të bisedës është bashkëpunimi mes dy vendeve për të goditur grupet kriminale. Në takim ndodhet Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, shefi i anti-terrorit dhe narkotikëve. Pjesë e diskutimeve edhe pse jo zyrtarisht është edhe dosja Habilaj.  Pas takimit me Markun, Federico Cafiero De Raho do ta mbyllë vizitën në Shqipëri me një takim në Akademinë e Policsië.

xhafaj
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora

Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora