LAÇ - Një shkëndijë elektrike u bë shkak që familja e Dodë Gjokës nga lagjja kromit në qytetin e Laçit prej 5 muajsh të jetojnë në një çadër.
Shtëpia e tyre u shkrumbua nga flaket e zjarrit dhe e vetmja ndihmë për to, ishte kjo çadër e cila ju sigurua nga Bashkia Kurbin. E zonja e shtëpisë, Dila Gjoka thotë se jetesa është mjaft e vështirë në një kohë që temperaturat sa vinë dhe rriten.
"Që në shkurt kur na është djegur shtëpia askush nuk ka vendos dorë mbi ne. Nuk kemi asnjë lloj gjëje, as bukë për të ngrënë nuk kemi. Kjo çadër nuk është as për diell, as për shi. Ne mbaruam këtu. Kur të shkojnë temperaturat mbi 40 gradë se di se si do të rrimë. Kërkoj që të më rregullohet shtëpia sa më shpejt" tha e zonja e shtëpisë, Dila Gjoka.
Të ardhurat për çiftin e bashkëshorteve janë vetëm 30 mijë lek të vjetra në muaj, ndaj dhe apelojnë për ndihmë për rindërtimin e banesës, përpara se të vije dimri, pasi vetë ata nuk kanë asnjë mundësi.
"Me 30 mijë lek ndihmë sociale rrojmë. Se ku ti çojmë ato lekë më përpara se di." shton më pas ajo.
"30 mjë lek marrim, jam pa pension, pa asnjëlloj të ardhure. Jemi në mëshirë të fatit. I kërkoj ndihmë shtetit që të më ndihmojë" tha kryefamiljari, Dodë Gjoka.
Banesa e familjes Gjoka në qytetin e Laçit u shkrumbua nga flakët e zjarrit në muajin shkurt të këtij viti. Dëmet e shkaktuara janë verifikuar nga emergjencat civile por deri më tani çiftit të moshuar nuk ju ka ardhur askush në ndihmë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
92.9%
-
Jo
4.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1701
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Egnatia fiton me Laçin dhe kryeson Superligën, Kukësi mposht Skënderbeun në Korçë! Vllaznia fiton 2-0 me Teutën
23 Shtator, 22:26
-
GOLAT/ Të rinjtë bëjnë ligjin në Superligë, Teuta i falet një 16-vjeçari kundër Skënderbeut! Laçi përmbys Vllazninë (Renditja)
19 Shtator, 17:11
-
VIDEO/ Shkodër, digjet banesa në lagjen Dudas
19 Shtator, 14:36
-
'Edhe ne do humbasim', Migen Memelli: Vllaznia për fitoren në Laç, kemi mungesa
18 Shtator, 11:55
-
Laçi dhe Teuta e bëjnë 7+, kurbinasit 'çmontojnë' djemtë e Longos (GOLAT)
15 Shtator, 18:03
-
Vasil Shkurtaj largohet nga Superliga, sulmuesi firmos në Qipro
8 Shtator, 17:13
-
Egnatia më 'e plakura', Laçi ekipi më i ri! Mosha mesatare e skuadrave të Superligës
5 Shtator, 10:08
-
Gol në minutën e '93, Partizani i falet Maguette në ekstrem! Zekiç debuton me fitore në Superligë
3 Shtator, 22:38
-
Hysen Memolla largohet nga Superliga, e zëvendëson ish-i i Partizanit! Egnatia 'shopping' te Laçi
31 Gusht, 16:38
-
Superliga ‘ha trajnerë’, koka e trajnerit të Laçit pritet pas një barazimi në javën e parë
28 Gusht, 13:46
-
Importoi 6 ton kokainë nga Holanda në Milano, kush është Edmond Dodaj, ish-anëtar i Forcave Speciale! U arrestua pas 10 vitesh arrati në Laç
26 Gusht, 16:50
-
Shqetësim 30-vjeçar, Laçi probleme me ujësjellësin! Banorët: Nuk kemi pikën e ujit, detyrohemi ta blejmë
25 Gusht, 17:03