Banesat sociale, ja si do përcaktohet qiraja për familjet

Banesat sociale, ja si do përcaktohet qiraja për familjet

Bashkia Tiranë

Bashkia e Tiranës ka përcaktuar formulën e re se si do të llogaritet qiraja për banesat sociale në Tiranë. Gazeta “Shqiptarja.com”, ka siguruar projekvendimin, shoqëruar me tabelat për llogaritjen e qirasë. Për disa kategori qiraja do të subvencjonohet. Subvencionimi i qirasë bëhet për familjet që përfshihen në këto kategori:

-Personat me statusin e jetimit

-Personat me aftësitë kufizuar

-Familjet e policëve të rëndë në detyrë

-Emigrantët e kthyer

-Puntori emigrant

-Familjet e komunitetit rom

-Punonjësit e Policisë

Kushtet për programet e strehimit

Kushtet për fitimin e statusit të përfituesit nga programet sociale të strehimit: Merr statusin e përfituesit nga programet sociale çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore që plotësojnë kushtet e këtij ligji.

Përfituesit nga programet sociale duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

-Nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

-Kanë mbetur të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë; i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve; nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

-Familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj.

“Përfitojnë nga programet e strehimit social të këtij ligji edhe shtetas të huaj, me qëndrim të rregullt në Shqipëri dhe që kanë përfituar nga organet kompetent e statusin si “punëtor emigrant” dhe/ose “azilkërkues”.

Kriteret

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, nëpër zgjedhjen e individëve/familjevepërfituese, bazohen në kriteret e mëposhtme:

a)Kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që:nuk disponojnë banesë në pronësi; banojnë në banesa që paraqesin rrezikshembjeje; banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi; kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultati fatkeqësive natyrore; familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.

b)Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi: familjet një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna; të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore; familjet me më shumë se katër fëmijë; bashkëshortët, mosha e përgjithshme e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.

c)Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi: personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave; individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç; familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve; emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit; familjet e policëve të rënë në detyrë; punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH) punonjësit e repartit RENEA; viktimat e dhunës në familje; viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit; anëtarët e komunitetit rom; anëtarë të komunitetit egjiptian; të miturit në konflikt me ligjin, pas ekzekutimit të dënimit; vajzat nëna; individët nga komuniteti i lesbikeve, gay-ve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT), sipas rezolutës nr.6, datë 7.5.2015, “Përmbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”.

ç)Kushtet ekonomike, në bazë të të cilave përcaktohen familjet, sipas grupeve të të ardhurave, të përcaktuara në këtë ligj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja