TIRANE - Qeveria miratoi sot në mbledhje kriteret dhe përparësitë që duhet të zbatohen nga njësitë vendore për akordimin dhe përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët.

Kështu sipas vendimit të qeverisë, njësitë vendore, brenda 30 janarit të çdo viti paraqesin kërkesat për grante të menjëhershme për banesat me kosto të ulët, pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit, të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje. Në këtë mënyrë, Ministria, brenda muajit mars, planifikon në buxhetin e shtetit fondet për vitin pasardhës për grantet e menjëhershme, bazuar në kërkesat vjetore të bashkive, sa herë që zbatohen programe të banesave me kosto të ulët.

Kriteret dhe përparësitë për përfitimin e grantin të menjëhershëm janë këto:
 
a) Familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, si më poshtë vijon:
i. persona me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale dhe që kanë nevojë për kujdestarë;
ii. paraplegjikë dhe tetraplegjikë të cilët, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, deklarohen se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha e që kanë nevojë për kujdestarë;
iii. persona me çrregullime të shëndetit mendor, që kanë nevojë për përkujdesje;
b) Individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshën 30 vjeç.
9. Familjet që plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, përfitojnë grantin e menjëhershëm, përkatësisht, në masën:
a) 5 për qind të vlerës së banesës me kosto të ulët, familjet e përmendura në shkronjën “a”, të pikës 5, me të ardhura maksimale mujore nga 100-120 për qind të të ardhurave mesatare të përcaktuara për prefekturën;
b) 10 për qind të vlerës së banesës me kosto të ulët, familjet e përmendura në shkronjën “a”, të pikës 5, me të ardhura maksimale mujore nga 0 – 99 për qind të të ardhurave mesatare të përcaktuara për prefekturën;
c) 10 për qind të vlerës së banesës me kosto të ulët, individët me statusin
10. Në të ardhurat maksimale mujore të familjes nuk përfshihen të ardhurat e përfituara nga ndihma ekonomike.
11. Familjet që plotësojnë kriteret sipas pikës 5, të këtij vendimi, paraqesin pranë njësive të qeverisjes vendore kërkesën për përfitimin e grantit të menjëhershëm, në çastin e paraqitjes së dokumentacionit sipas vendimit nr.574, datë 29.8.2012, të Këshillit të Minisrave, “Për përcaktimin e dokumentacionit që duhet të paraqesë familja për t’u strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”.
 
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
 
VENDIM PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE, KRITEREVE DHE PËRPARËSIVE PËR PËRFITIMIN E GRANTIT TË MENJËHERSHËM PËR BANESAT ME KOSTO TË ULËT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të nenit 25/1, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

4.    Miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive që zbatohen nga njësitë e qeverisjes vendore dhe organet qendrore për akordimin dhe përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët.
5.    Njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 30 janar të çdo viti, paraqesin kërkesat për grante të menjëhershme për banesat me kosto të ulët, pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit, të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje.
6.    Ministria, brenda mauajit mars, planifikon në buxhetin e shtetit fondet për vitin pasardhës për grantet e menjëhershme, bazuar në kërkesat vjetore të bashkive, sa herë që zbatohen programe të banesave me kosto të ulët.
7.    Njësitë e qeverisjes vendore gjatë hartimit të listave të përfituesve, u japin përparësi kategorive të përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, duke pikëzuar këto kategori në formatin tip të sistemit të pikëzimit, i cili miratohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, për programin e banesave me kosto të ulët, dhe që shërben për klasifikimin e kërkesave për strehim nga organet e qeverisjes vendore.
8.    Kriteret dhe përparësitë për përfitimin e grantin të menjëhershëm janë këto:
a)    Familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, si më poshtë vijon:
 i.     persona me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale dhe që kanë nevojë për kujdestarë;
ii.    paraplegjikë dhe tetraplegjikë të cilët, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, deklarohen se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha e që kanë nevojë për kujdestarë;
 iii.    persona me çrregullime të shëndetit mendor, që kanë nevojë për përkujdesje;
b)    Individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshën 30 vjeç.     
9.    Familjet që plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, përfitojnë grantin e menjëhershëm, përkatësisht, në masën:
a)    5 për qind të vlerës së banesës me kosto të ulët, familjet e përmendura në shkronjën “a”, të pikës 5, me të ardhura maksimale mujore nga 100-120 për qind të të ardhurave mesatare të përcaktuara për prefekturën;
b)    10 për qind të vlerës së banesës me kosto të ulët, familjet e përmendura në shkronjën “a”, të pikës 5, me të ardhura maksimale mujore nga 0 - 99 për qind të të ardhurave mesatare të përcaktuara për prefekturën;
c)    10 për qind të vlerës së banesës me kosto të ulët, individët me statusin
10.    Në të ardhurat maksimale mujore të familjes nuk përfshihen të ardhurat e  përfituara nga ndihma ekonomike.
11.    Familjet që plotësojnë kriteret sipas pikës 5, të këtij vendimi, paraqesin pranë njësive të qeverisjes vendore kërkesën për përfitimin e grantit të menjëhershëm, në çastin e paraqitjes së dokumentacionit sipas vendimit nr.574, datë 29.8.2012, të Këshillit të Minisrave, “Për përcaktimin e dokumentacionit që duhet të paraqesë familja për t’u strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”.
12.    Ngarkohen organet e qeverisjes vendore dhe ministria përgjegjëse për çështjet e strehimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)