BANGLADESH - Përplasje të dhunshme mes policisë dhe mbështetësve të opozitës në Bangladesh, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën ditën e diel gjatë protestave.

Qindëra qëndra votimi u dogjën gjatë natës për të ndaluar procesin e votimit, ndërkohë që opozita ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet.

Liderja e opozitës, Khaleda Zia u bëri thirrje votuesve të bojkotonin procesin e votimit pasi sipas saj këto zgjedhje ishin vetëm një farsë skandaloze. Gjatë ditëve të fundit, partitë opozitare me në krye Partinë Nacionaliste të Bangladeshit, me kryetare pikërisht Zia-n kanë bllokuar rrugët, hekurudhat si dhe kanë çuar në mbylljen e dyqaneve, dhe shkollave në të gjithë vendin.

Si rezultat, parita e kryeministres Sheikh Hasina, Liga Awami, ka fituar automatikisht në disa vende, në mungesë të kundërshtarëve politik. Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe do të mbyllen në orën 16:00.

Rreth 50 mijë forca sigurie janë shpërndarë në të gjithë vendin për të garantuar një proces të qetë zgjedhor.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)