Banja Llukë: Nxirret nga lumi
bomba nga Lufta e dytë botërore

Banja Llukë: Nxirret nga lumi<br />bomba nga Lufta e dytë botërore
Bomba nga Lufta e Dytë Botërore, e hedhur nga avioni, e cila peshonte 466 kilogram, që ndodhej në lumin Vërbas, nën urën e qytetit të Banja Llukës, është nxjerrë me sukses dhe po transportohet në Manjaça, ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së këtij qyteti dhe komandanti i shtabit të emergjencës, Slobodan Gavranoviç, raporton Anadolu Agency ( AA).

 Siç u njoftua në konferencën për shtyp të autoritetve të Qytetit, aktualisht po bëhen përgatitjet për shkatërrimin e bombës në fushën e trajnimit në Manjaça, kurse qytetarët e evakuuar mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Momenti më kritik ishte tërheqja e bombës nga lumi Vërbas, për ç'arsye në këtë fazë të operacionit ishte përfshirë vetëm një person. Përveç kësaj, ishin marrë një sërë masash për të mbrojtur popullsinë, sepse nuk kishte garanci të plotë se heqja e bombës mund të kryhet në mënyrë të sigurtë. I tërë veprimi u krye pa ndonjë problem.

Operacioni i largimit të bombës filloi këtë mëngjes në orën nëntë, dhe për këtë arsye qytetarët që jetojnë rreth 400 metra rreth e rrotull zonës ishin të detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak se në fuqi ishte ndalimi mbi lëvizjet dhe qëndrimi brenda dhe jashtë. Ndalimi i lëvizjes dhe qëndrimit në të hapur vlente edhe për zonën e përgjithshme prej 800 metrash nga ura, dhe është llogaritur se në këto dy zona jetojnë mbi 10.000 banorë.

Gavranoviç theksoi se u është ofruar ndihmë adekuate personave që kanë vështërsi në lëvizje, dhe se akomodimi i përkohshëm ishte siguruar në shtëpinë e Pensionistëve.

Në operacionin e nxjerrjës së bombës ishin përfshirë 360 policë, 40 anëtarë të Administratës të Mbrojtjes Civile republikane, 15 çmontues minash, si dhe përfaqësues të qytetit, Brigada zjarrëfikëse, Qendra Shëndetësore, klubi zhytjejes "Buk" dhe institucione të tjera të shumta.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani