Banka Amerikane e Investimeve feston Ditën e Falenderimeve së bashku me ata që kanë më shumë nevojë

Ditën e enjte, dt. 22 Nëntor 2018, Banka Amerikane e Investimeve festoi Ditën e Falenderimeve së bashku me njerëzit në nevojë në Qëndrën Sociale nr. 6 dhe pranë ambjenteve të Kryqit te Kuq, ne mensën e sapo hapur sociale ne Tiranë.

Nën frymën e kësaj dite, një festë tipike amerikane, stafi i ABI Bank u mblodh në këtë qëndër së bashku me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Bashkisë Tiranë. Ky aktivitet eshte kthyer ne tradite tashme me ABI Bank qe organizon kete feste tradicionale amerikane me ata qe kane me shume nevoje per ngrohtësi ne kete periudhe.

Sonila Beqari, përfaqësuese e ABI Bank u shpreh: ”Ky eshte viti i dyte qe ne mblidhemi ne kete Qender dhe kete vit do te shërbejmë dreken tradicionale te Falenderimeve dhe ne mensën e sapo hapur sociale te Kryqit te Kuq. Kjo dite është nje nga festat me te rendesishme ne kulturen Amerikane. Eshte nje dite ku streset e perditshme zevendesohen nga gezimi dhe kenaqesia e te qenurit pjese e nje komuniteti. Populli yne ka nje tradite te mrekullueshme vullnetarizmi dhe ndihme pa interes per njerezit ne nevoje. Tradita e beses, apo shprehja “buke e krype e zemer” jane thesare te mrekullueshme qe perputhen plotesisht me frymen dhe vlerat e Dites se Falenderimeve. Falenderojme Bashkine e Tiranes, Dhomen Amerikane te Tregtise dhe vecanerisht punonjesit dhe vullnetaret e Qendres Sociale nr. 6 dhe Kryqit të Kuq. Te ABI Bank ata do te gjejne nje mik te perhershem dhe papertuar.”

Mark Crawford, Presidenti i Bordit të AMCHAM dhe njëkohësisht anëtar bordi i ABI Bank, u shpreh se Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane po përpiqet që çështjet e përgjegjësisë sociale të jenë në axhendën e cdo biznesi dhe kemi patur një bashkëpunim dhe mirëkuptim shumë të mirë me të gjithë anëtarët.

Dita e Falenderimeve u mbyll me drekën tradicionale që përfaqësuesit e ABI Bank dhe të ftuarit e tjerë shërbyen tek te gjithë pjesëmarrësit. ABI Bank zotërohet nga NCH Capital, një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë me qendër në New York dhe me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim.

Mark Crawford, anëtar bordi i ABI Bank, Arbian Mazniku dhe përfaqësuesi i ABI Bank duke mbjellë pemë në qendrën sociale nr 6 në Kombinat

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja