Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank

Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank

Kredo Finance dhe ABI Bank përfunduan me sukses procesin e emetimit të obligacioneve korporative me ofertë private të Kredo Finance Sh.p.k.

Një nga aktorët me rritjen më të shpejtë në treg në 5 vitet e fundit, Kredo Finance emeton për herë të parë në treg obligacione korporative. Ky përbën një lajm të rëndësishëm për tregun e mikrofinancës që gjatë viteve të fundit ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm dhe në fund të vitit 2023 ka arritur në 440 milionë Euro në total portofoli, i cili financohet vetëm 0.4 përqind nga obligacionet korporative.

Gjatë këtij procesi ABI Bank veproi si nënshkrues i obligacionit korporativ duke asistuar përgjatë të gjithë procesit të hartimit të dokumentacionit, marrjes së miratimeve përkatëse nga autoritetet rregullatore dhe hedhjes në treg të instrumentit. Gjithashtu, ABI mundësoi mbështetje të plotë financiare të obligacionit në nivelin 300 milionë Lekë me një afat 3 vjeçar.

Kredo Finance është pjesë e shoqërive të Eleving Group dhe operon në sektorin e mikrofinancës që nga viti 2017. Shoqëria ka përjetuar një rritje të qëndrueshme gjatë këtyre viteve duke arritur të zotërojë një portofol kredie prej 47 milionë Euro në fund të vitit 2023.

ABI Bank në fund të vitit 2023 raportoi një total aktivesh prej 1.23 miliardë Euro. Arlinda Muja, Drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance shprehet: "Jemi shumë të kënaqur që institucione financiare tradicionale, tashmë po i qasen më me lehtësi financimit të institucioneve financiare jobanka të sektorit të FinTech. Besoj fortësisht që ky është një moment historik, i cili nuk do të kishte patur mundësi të ndodhte pa mbështetjen dhe largpamësinë e ABI Bank.

Dhënia e këtij besimi do të vijojë të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin tonë të mëtejshëm. Deri tani shoqëria është financuar kryesisht me fondet e veta, por së fundmi është rritur interesi i investitorëve institucionial i cili vjen në një kohë kur Kredo Finance ka arritur të konsolidojë pozitat në treg dhe ka kaluar me sukses fazën e start-up. Emetimi i obligacionit është një hap mjaft i rëndësishëm pasi kompania vlerësohet jo vetëm për performancën financiare por edhe për cilësinë e menaxhimit, transparencën me klientët, si dhe reputacionin e shoqërisë në tregun shqiptar.

Vlen për t’u theksuar se kreditimi i institucioneve financiare jobanka nga sistemi bankar është mjaft i ulët dhe vijon të trajtohet me paragjykim lidhur me risqet që mbart ky sektor ndërkohë që këto institucione operojnë në një mjedis mjaft të rregulluar dhe një mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoriteti rregullator. Emetimi i obligacioneve hap rrugën e ndërveprimit direkt mes investitorëve individualë dhe institucioneve të mikrofinancës duke rritur kështu ofertën e financimit për këtë sektor, si dhe ofrimin e alternativave të investimit për individët“.

Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank Z. Andi Ballta u shpreh se, “Bonot korporative pritet të japin një mundësi të shkëlqyer zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe gjithashtu janë një alternativë shumë e mirë investimi për depozitorët shqiptarë. Kredo ka treguar një rritje të lartë të portofolit dhe është një lider në mikro kredi. Te Kredo gjetëm një ekip shumë profesionist dhe mirëpresim bashkëpunime të ngjashme në të ardhmen.”

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja