Ellen Goldstein, drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor e grupit të Bankës Botërore, gjatë fjalës së saj në konferencën e ambasadorëve, që u zhvillua në Tiranë, në lidhje me prioritete për zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor artikuloi dje disa këshilla. Sipas saj, kriza financiare globale ekspozoi dobësitë e modelit të rritjes së ekonomisë shqiptare dhe vuri në dukje nevojën për të kaluar nga një zhvillim/rritje të nxitur nga konsumi, në një zhvillim të nxitur nga investimet dhe eksportet.

Kur filloi kriza financiare, zhvillimi në Ballkanin Perëndimor ndaloi, remitancat dhe investimet ranë dhe u rrit papunësia e varfëria. Në mënyrë që të rigjallërohet rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të punës, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të realizojnë një kalim të rëndësishëm nga politika zhvillimi që shohin brenda në politika që shohin jashtë. Përvoja mbarëbotërore demonstron se vendet e vogla nuk bëhen të begata duke parë nga brenda. Integrimi në ekonominë botërore përmes zhvillimit të nxitur nga eksportet ka qenë themeli i suksesit për vende, nga Korea e Jugut deri në Kosta Rika, nga Singapori deri në Sllovaki.

Goldstein tha më tej se shenjat e hershme të rikuperimit të nxitur nga investimet dhe eksportet duhet të mbështeten përmes përpjekjeve më të thella për reforma thelbësore si dhe përmes transformimit të ekonomisë. Këto duhet të përfshijnë sigurimin e stabilitetit makro-fiskal dhe në sektorin financiar; përmirësimin e qeverisjes dhe realizimit të shërbimeve publike; ‘çlirimin” e fuqisë së sektorit privat; reforma të sistemeve si regjistrimi i pronave, zbatimi i kontratave dhe rritja e efikasitetit administrativ janë thelbësore dhe në proces realizimi, etj.
 
Kushtet
Shqipëria vazhdon të mbështetet shumë në eksportin e mallrave të padiversifikuara dhe ka vuajtur pasojat e rënies së çmimit të mallrave. Përqendrohuni te krijimi i një mjedisi tërheqës për biznesin

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)