Banka Botërore rishikon më rënie çmimet e naftës me 2020, një fuçi 58 dollarë

Banka Botërore rishikon më rënie çmimet e naftës me 2020, një fuçi 58 dollarë

Banka Botërore i rishikoi me ulje ecurinë e çmimeve të naftës për vitin 2020 në projeksionet e reja për çmimet e mallrave kryesore në tregjet globale.

Çmimi mesatar i një fuçie naftë ishte rreth 60 USD gjatë këtij viti, teksa vitin që vjen çmimet do të jenë stabël me tendencë rënie rreth nivelit 58 dollarë për fuçi. Pothuajse të gjithë indekset kryesore të çmimeve të mallrave ranë në tremujorin e tretë të vitit 2019, ku rënien më të madhe e pësuan çmimet e produkteve energjetikë me 8 për qind.

Tensionet ne tregtinë globale kanë dëmtuar kërkesën për mallra. Në përputhje me perspektivat për një rritje ekonomike më të ulët  Banka Botërore ka rishikuar me ulje shumicën e çmimeve në tregjet globale.

Gjasat që ekonomia globale të frenohet më shumë se parashikimet janë arsye kryesore pse çmimet e naftës janë rishikuar me ulje, argumenton Banka. Çmimet e mallrave jo energjetike parashikohet të vijojnë rënien edhe për pjesën e mbetur të vitit 2019, para se të stabilizohen në vitin 2020, megjithëse çmimet e metaleve parashikohet të jenë më të ulëta vitin e ardhshëm.

Më 14 Shtator 2019, dy objekte të naftës në Arabisë Saudite u sulmuan. Çmimet e naftës u rritën ditën e parë të tregtisë pas sulmit, por intervali i rritjes nuk zgjati shumë dhe ishte më i shkurtuar se episodet e mëparshme.  Çmimet u kthyen në nivelet e tyre të para-sulmit deri në fund të shtatorit.

Zhvillimet teknologjike dhe tendencat e konsumit do të çojnë me ulje konsumin e naftës në periudhat afatgjata. Disa vende nëpërmjet politikave të posaçme janë duke inkurajuar konsumin e produkteve te energjisë alternative përveç naftës. Politikat tregtare (siç janë tarifat) dhe politikat makroekonomike (siç është kursi i këmbimit) mund të shkaktojnë zëvendësimin e energjisë nga nafta. Gjithashtu  ndryshimet në preferencat e konsumatorëve mund të çojnë në zëvendësim. Për shembull, të shqetësuar për mjedisin  konsumatorët kanë kërkuar të minimizojnë përdorimin të materialeve me bazë petrokimike (siç është plastika) me alternativën natyrore (siç është letra). Inovacioni dhe konsumi i ndryshuar do të ushtrojë presion mbi kërkesën për naftë dhe produktet e saj./Monitor

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë