Banka Botërore shton ndjeshëm optimizmin për ekonominë shqiptare, do të ketë rritje me 7.2%: Është rritur besimi i publikut

Banka Botërore shton ndjeshëm optimizmin për ekonominë shqiptare, do të ketë rritje me 7.2%: Është rritur besimi i publikut

Banka Botërore

Rritja e konsumit, bumi i ndërtimeve, procesi i rindërtimit si dhe projektet e rëndësishme infrastrukturore kanë stimuluar një rritje më të shpejtë të ekonominë së vendit krahasuar me vitin e kaluar.

“Aktiviteti është rikthyer në normalitet në vitin 2021 dhe PBB parashikohet të rritet me 7.2 përqind, nëse hiqen kufizimet dhe aktiviteti i ndërtimi fillon, përfshirë rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Banka Botërore thotë se ekonomia shqiptare po tregon shenja inkurajuese të rimëkëmbjes për vitin 2021, dhe për pasojë rritja vjetore pritet të jetë 7.2% sipas institucionit financiar ndërkombëtar nga 4.4% që ishte parashikimi i muajit qershor. Ndërsa në vitet në vijim sipas raportit, rritja do të ngadalësohet ne 3.8% në 2022 dhe 3.7% në 2023.

Pavarësisht këtij përmirësimi ekonomik Banka Botërore thotë se punësimi ende nuk është rikthyer në shinat e përpara pandemisë COVID-19.

“Punësimi dhe pjesëmarrja e fuqisë punëtore ende nuk është rikuperuar, por të ardhurat në rritje do të çojë në një rënie modeste të varfërisë”, vijon më tej raporti.

Përpos këtij rikuperimi ekspertët vlerësojnë që pasiguria është tepër e lartë për shkak se janë rritur rastet e reja me COVID-19.

"Pasiguria mbetet e lartë pasi rastet ditore të Covid19 po rriten përsëri. Nëse rivendosen, masat e reja të kontrollit do të vononin shërimin të aktivitetit dhe punësimit, veçanërisht në shërbime dhe prodhim”, vlerëson Banka Botërore.

Në raportin e fundit banka vlerëson se masat e ndërmarra nga qeveria gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit, kanë ndihmuar ekonominë në rimëkëmbjen e saj. Por sipas raportit porsa kohë borxhi vijon të rritet dhe konsolidimi fiskal nuk është realizuar rrezikohet edhe tregu financiar.

“Në mungesë të konsolidimit fiskal, rreziqet e rifinancimit mund të lindin nëse kërkesa e tregut financiar të jashtëm përmbyset dhe normat e interesit rriten”, thuhet në raport.

 

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje