Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon! Ritmin më të lartë të punësimit të të rinjve

Shqipëria është një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor. Ky është përfundimi i një raporti të publikuar sot nga Banka Botërore, i titulluar ‘Qëndrueshmëria në sprovë’

Në raport thuhet se ekonomia shqiptare gjatë vitit 2022 pati një rritje të përgjithshme 4.84 për qind e PBB-së, duke e bërë kështu ekonominë e dytë me rritjen më të shpejtë në rajon, pas Malit të Zi. Banka Botërore arrin në përfundimin se 3 vjet pas pandemisë, të gjashtë ekonomitë e rajonit kanë tejkaluar nivelet e tyre para pandemisë për sa i përket PBB-së, megjithëse me ecuri të ndryshme.

Sipas BB-së, Shqipëria ka shkallën më të lartë të punësimit të të rinjve prej 56.3 përqind mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në të gjithë rajonin, shkalla e punësimit të të rinjve 15 vjeç e lart arriti një nivel historik prej 47 përqind në shtator 2022 dhe më pas filloi të bjerë. Rritjet më të mëdha vjetore u regjistruan në Shqipëri dhe Mal të Zi me përkatësisht 2.7 dhe 7.9 për qind.

Ritmi i krijimit të vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor filloi të bjerë gjatë kësaj periudhe kohore, me përjashtim të Shqipërisë. Ndërsa punësimi në vendet e tjera të Ballkanit vazhdoi të tkurret me 1 për qind ose 72 000 vende pune, në Shqipëri trendi vazhdoi rritjen.

“Shqipëria ka shkallën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë me 21.5 për qind midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shkalla e papunësisë së të rinjve në rajon është dyfishi i normës së përgjithshme, megjithëse ka rënë në 27 përqind—4.8 pikë përqindje nën normën e dhjetorit 2021. Me fjalë të tjera, ka 202,000 të rinj të papunë në Ballkanin Perëndimor – një kontigjent në moshën e tij shumë produktive, ose rreth 36,000 më pak se në vitin 2021”, thekson raporti i BB-së.

Teksa analizon sektorin e turizmit, Banka Botërore vlerëson se sektori i mikpritjes është rimëkëmbur fuqishëm dhe madje ka tejkaluar nivelet e parapandemisë në Shqipëri.

“Të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar përbënin deri në më shumë se 50 për qind të totalit të eksporteve në vend në 2019, përpara COVID-19, gjë që u pasua nga një rënie e madhe e vizitorëve në vend. Në vitin 2022, turizmi, krahasuar me numrin e netëve të kaluara nga jorezidentët, është rikuperuar plotësisht dhe ka tejkaluar nivelin e vitit 2019 në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Serbi”, vijon raporti.

Sipas Banka Botërore, Shqipëria ka bërë përpjekje për të përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale të sistemit të pensioneve, por ka një raport të ulët mbështetjeje që nënkupton se përqindja e të punësuarve që kontribuojnë në një plan pensioni është e ulët në krahasim me përqindjen e popullsisë së moshuar që përfiton pension. Pavarësisht se sistemet e pensioneve në Ballkanin Perëndimor thithin shumicën e fondeve për mbrojtjen sociale, atyre iu duhet të luftojnë me qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë financiare. Secili nga vendet e rajonit përballet me kompromise të ndryshme midis qëndrueshmërisë, përshtatshmërisë dhe mbulimit.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gresa: 27/04/2023 08:35

    I keni bere cmimet sa syt qe ju pellcasin.dhe rrogat i keni lene sac jane Rrofshin call centerat per te rinjte

    Përgjigju
  • Popull: 25/04/2023 16:19

    Shqiperia ne nje univers paralel hahaha

    Përgjigju
  • emri: 25/04/2023 13:56

    "Me fjalë të tjera, ka 202,000 të rinj të papunë në Ballkanin Perëndimor – një kontigjent në moshën e tij shumë produktive, ose rreth 36,000 më pak se në vitin 2021” .... ka me pak se kane ikur dhe po ikin dhe mezi presin te ikin. Foljen IK e ke ne te gjitha kohet ne Shqiperi, ne gojen e rinise... dhe nuk e kane keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës