Një event mjaft i bukur me temën: “Think Green, Go Digital”, u mbajt në Tiranë, nga Banka Credins. Të ftuar ishin mbi 200 klientë të bankës, biznese dhe individë, të cilët u njohën nga afër me risitë dhe zhvillimet më të fundit të bankës Credins rreth projekteve digjitale, me një fokus të veçantë tek aplikacioni Credins Online.
Digjitalizimi ka ndryshuar mënyrën se si konsumatorët blejnë duke u shmangur nga bankingu tradicional dhe duke shkuar gjithnjë e më pak në degët e bankave dhe gradualisht bankingu digjital do të jetë kanali kryesor për klientët. Ndaj, shumë korporata dhe biznese në botë, duke përfshirë dhe industrinë bankare, kanë krijuar dhe futur në planet e tyre strategjike, ndërtimin e transformimit digjital, i cili në mënyrë të natyrshme nuk mund të bëhet brenda një dite apo një muaji, por kërkohet të ndërtohen themele të forta nëpërmjet një procesi të strukturuar mirë, për të sjelle ndryshime dhe risi në procese, struktura dhe teknologji.
Banka Credins, sot një nga 2 bankat më të mëdha në tregun bankar Shqiptar, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.
Projektet inovative përgjatë rrugëtimit 20 vjeçar të bankës Credins nuk kanë stopuar asnjëherë. Lançimi i kartave Master & Visa, instalimi i ATM-ve, vendosja e pajisjeve POS në çdo biznes, startimi i shërbimit e-commerce etj., janë disa prej shërbimeve avangarde dhe mjaft ambicoze të implementuara me sukses nga banka Credins përgjatë viteve 2007-2014. Këto projekte transformuan mënyrën e përditshme të pagesave duke u shmangur nga përdorimi i cash-it dhe duke i adresuar klientët drejt kanaleve elektronike të pagesave.
Lançimi i aplikacionit Credins Online në vitin 2013, ishte një nga projektet më inovative, një aplikacion i aksesueshëm nga çdo smartphone, tabletë dhe desktop, duke mundësuar kryerjen e çdo transaksioni bankar në mënyrë të pavarur nga çdo klient 24/7. Ky projekt i lidhur padyshim me zhvillimet teknologjike, përhapjen e internetit dhe smartphonëve, erdhi i thjeshtë në përdorim, me funksionalitete të njëjta me ato të një dege banke, duke sjellë një eksperiencë të bukur të jashtëzakonshme, dhe ndoshta të paimagjinueshme për këto vite.