Credins Bank i është bashkuar projektit #BallkonetEGjelbra në kryeqytet iniciuar nga Green Home Tirana dhe Bashkia Tirane. Ky projekt vijon sot si një alternativë e shkëlqyer për të shijuar një atmosfertë të gjelbërt mes lulesh e bimësh.
Po pse një projekt për të gjelbëruar ballkonet?
Ballkoni është hapësira ku mblidhet familja, është parku i lojrave në periudhën pranverë-verë, është terapia më e mirë e çlodhjes pas një dite plot me angazhime si dhe një kënd i rehatshëm për të punuar. Nëpërmjet këtij projekti kemi mundësi të shtojmë gjelbërimin duke i dhënë më shumë frymëmarrje qytetit dhe shtëpisë tonë.
Paketat e shumëllojshme të krijuara japin mundësi zgjedhje. Veç luleve dekorative me aromë të mirë, ju mund të mbillni në ballkon erëzat që ju duhen çdo ditë në gatim, limon apo luleshtrydhe që i duam aq shumë në çdo familje. Me dhjetra shtëpi dhe familje në Tiranë mbajnë tashmë në ballkonet e tyre bimët e Green Home Tirana, iniciativës së gjelbër që u mbështet fuqimisht dhe nga Credins Bank, si një partner serioz në zhvillimin e kësaj ideje.
#BallkonetEGjelbra u përqafuan menjëherë edhe nga shumë personazhe të njohur në vend të dhënë pas luleve, gatimit apo kohës cilësore të shpenzuar me familjen. Gjithashtu, dhe stafi I Bankes Credins I është bashkuar nismës.
Green Home Tirana mundëson konsulencë të personalizuar për çdo ballkon dhe bimet që duhet të mbillen pasi përbëhet nga skuadër profesionistësh të përkushtuar ndaj gjelbërimit, agronomë, urbanistë, arkitektë, specialistë dhe bashkëpunon me serat më të mëdha në Shqipëri për kultivimin e këtyre bimëve.
Momenti është tani! Ballkoni yt mund të shndërrohet në hapësirën e parapëlqyer në shtëpi, për të konsumuar kafen e mëngjesit, për darkën e freskët, apo për të punuar në orët e vapës.
Gjetje ideale per te pare fasadad e pallateve qe ndertohen nga ballkoni me lule.
Përgjigju