TIRANE-Banka e Shqipërisë ka blerë 19.3 milionë euro në dy ankande të organizuara në bankat e nivelit të dytë gjatë tremujorit të parë të vitit, konkretisht në muajt shkurt dhe mars.

Por edhe gjatë muajit qershor Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg duke blerë valutë pas rënies drastike të monedhës euro, e cila doli jashtë kontrollit.

 Ndërhyrja solli stabilizimin e kursit në rreth 126 lekë edhe pse luhatjet nuk kanë munguar sërish ditët e fundit.

PDF/ Raporti i Bankës së Shqipërisë mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 (kliko që të hapet dokumenti)