/ATSH/ - Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSH) do të diskutojë javën që vjen raportin e politikës monetare dhe do të marrë vendimin për ndryshimin ose jo të normës bazë të intersit për lekun.
Kjo ëdhtë mbledhja e parë e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, për këtë vit, që do të mbahet në javën e fundit të muajit janar nën drejtimin e zv.Guvernatores, Elisabeta Gjoni, e cila ka marrë drejtimin e Bankës Qendrore pas arrestimit të ish-Guvernatorit Ardian Fullani për skandalin e vjedhjes së BSH-së, në shtator të vitit 2014.
Mbledhjen e radhës e Këshillit Mbikqyrës do të diskutojë informacionet mbi treguesit ekonomik dhe vrojtimin e aktivitetit të sistemit bankar, ndërsa pritet të miratohet edhe kalendari i punimeve të Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, për vitin 2015. Politika monetare e BSH-së, hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Ajo përfshin ndërhyrjen dhe/ose qëndrimin e Bankës së Shqipërisë ndaj tregjeve financiare për të arritur objektivin e saj kryesor ruajtjen e treguesve makroekonomik të vendin në periudhë afatgjatë. Politika monetare ka ndërhyrë në liberalizimin e nomës bazë të lekut si instrument në nxitjen e kreditimit dhe stimulimin e ekonomisë në vend.
/Shqiptarja.com