Në tre ditë protesta të dhunshme në Tiranë dhe një ditë në rrethe, Policia e Shtetit ka arrestuar gjithsej 152 persona, ndërsa 324 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë. Bilanci më i lartë i arrestimeve është regjistruar në kryeqytet, ku protestat janë shoqëruar me akte dhune dhe vandalizmi.

Në Tiranë janë arrestuar 127 persona dhe janë vënën nën hetim 244 të tjerë, ndërsa në rrethe janë arrestuar 25 persona, nga të cilët 23 në Durrës dhe 2 në Korçë.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë protestave janë lënduar edhe 120 efektivë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

Arrestimet deri në këto momente:

-në Tiranë, janë arrestuar 127 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 244 shtetas, për ushtrim të dhunës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim të institucioneve shtetërore, shkatërrim të pronës publike dhe private, si dhe të bankomateve, kamerave, automjeteve dhe rrethimeve metalike;

-në Durrës, janë arrestuar në flagrancë 23 shtetas dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë, për kundërshtim dhe goditje me sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrimin me sende të forta dhe me zjarr të institucioneve shtetërore, pronave publike dhe private;

-në Korçë, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 23 shtetas, për kundërshtim dhe dhunë ndaj  punonjësve të Policisë dhe për shkatërrimin, me sende të forta dhe me zjarr, të godinave të institucioneve shtetërore dhe të pronave publike;

-në Vlorë, janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas, për pengimin e zhvillimit të procesit mësimor në disa shkolla të qytetit, kundërshtim të punonjësve të Policisë, goditje me sende të forta të fasadës së një institucioni, si dhe dëmtimin e pronës publike.

-në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas, për kundërshtim dhe goditje me sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrimin me sende të forta dhe me zjarr të godinave të institucioneve shtetërore dhe të pronave publike dhe private. Gjatë protestës u plagos rëndë një oficer i Policisë së Rendit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Autori i plagosjes është identifikuar, por për shkak të moshës nuk është arrestuar.

-në Elbasan, janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, për dëmtimin e xhamave të godinës së një institucioni shtetëror, të sinjalistikës rrugore dhe të tabelave të reklamave, dhe pronës publike; 

-në Kukës janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, për dëmtimin të sinjalistikës rrugore, tabelave dhe reklamave. 

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për 18 protestuesit e arrestuar gjatë ditës së parë të protestës, më 13 tetor. Për një prej tyre është vendosur masa “arrest në burg”, për 6 të tjerë “arrest në shtëpi”, ndërsa 11 janë lënë në “detyrim paraqitjeje”. Mes personave të lënë në arrest shtëpie është edhe 22-vjeçari Klevi Metaj, i cili u shfaq në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale i lidhur me pranga në kangjellat e Ministrisë së Arsimit dhe me fytyrë të gjakosur.

Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Amarilda Sulaj, ndërsa ndaj të arrestuarve rëndojnë akuza për tetë vepra penale, mes tyre goditja për shkak të detyrës, kundërshtimi i punonjësit të policisë, shkatërrimi i pronës dhe vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit.

 

Tabela me bilancin e arrestimeve

Më poshtë lexoni emrat e të arrestuarve sipas qarqeve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, 56 protestues të arrestuar, 16 prej tyre të mitur! 97 nën hetim (EMRAT)

1792154897_policianjoftim.jpg

56 protestues janë vënë në pranga për aktet e dhunshme të së enjtes, ndërsa 97 ndodhen nën hetim. 16 nga të arrestuarit janë të mitur të moshave 15-17 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë 18-43 vjeç. Ditën e djeshme janë lënduar 24 efektivë.

Përmes sulmeve me gurë, sende të forta e mjete piroteknike, protestuesit kanë sulmuar policinë dhe shkatërruar e dëmtuar biznese, banka, sinjalistikë rrugore, godina institucionesh shtetërore dhe prona të tjera publike e private, si dhe kanë djegur automjete të Policisë.

Të arrestuarit
Najan Vila 23 vjeç
Liridon Ademaj 24 vjeç
Eldis Mehmeti 32 vjeç
Daniel Tare 21 vjeç
Ergys Nurka 21 vjeç
Xhoel Kicja 22 vjeç
Eldrin Shahini 22 vjeç
Marjo Norja 21 vjeç
Hari Duni 22 vjeç
Fitim Dervishi 32 vjeç
Lisian Milushi 37 vjeç
Eldi Demirxhiu 22 vjeç
Igli Kokona 20 vjeç
Elvis Dervishi 25 vjeç
Elkan Qevani 20 vjeç
Solon Daci 24 vjeç
Fatbardh Muca 25 vjeç
Ilmar Gugashi 36 vjeç
Xhemal Kaca 22 vjeç
Marlind Kadiu 20 vjeç
Kleant Koçi 39 vjeç
Paulo Kodra 21 vjeeç
Fladijon Tafili 18 vjeç
Angjelo Stefa 19 vjeç
Lorenc Vladi 32 vjeç
Marjel Arapi 32 vjeç
Igli Dragjoshi 26 vjeç
Brajan Belaj 19 vjeç
Arbri Lakasi 22 vjeç
Fatjon Gjiza 21 vjeç
Kevin Gurakuqi 20 vjeç
Paolo Gurakuqi 23 vjeç
Zamir Sala 43 vjeç
Leonard Cemenja 22 vjeç
Eldi Prenga 18 vjeç
Desli Shehu 19 vjeç
Agron Ballia 20 vjeç
Gëzim Mançe 29 vjeç

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan godina institucionesh shtetërore, biznese, banka, sinjalistikë rrugore dhe prona publike e private, si dhe dogjën automjete policie gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 56 shtetas, procedohen penalisht 97 të tjerë.

Gjatë tubimit të zhvilluar dje, disa pjesëmarrës kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, kanë shkatërruar dhe dëmtuar biznese, banka, sinjalistikë rrugore, godina institucionesh shtetërore dhe prona të tjera publike e private, si dhe kanë djegur automjete të Policisë.

Gjatë këtyre akteve të dhunshme, janë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë ushtrimit të detyrës.

Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar 24 punonjës të Policisë, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan 56 shtetas dhe nisi procedimi penal për 97 shtetas të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në veprimet e kundërligjshme gjatë tubimit.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit: N. V., 23 vjeç; L. A., 24 vjeç; E. M., 32 vjeç; D. T., 21 vjeç; E. N., 21 vjeç; Xh. K., 22 vjeç; E. Sh., 22 vjeç; M. N., 21 vjeç; H. D., 22 vjeç; F. D., 32 vjeç; L. M., 37 vjeç; E. D., 22 vjeç; I. K., 20 vjeç; E. D., 25 vjeç; E. Q., 20 vjeç; S. D., 24 vjeç; F. M., 25 vjeç; I. G., 36 vjeç; Xh. K., 22 vjeç; M. K., 20 vjeç; K. K 39 vjeç,P. K., 21 vjeç; F. T., 18 vjeç; L. V., 32 vjeç; A. S., 19 vjeç; M. A., 32 vjeç; R. Ç., 19 vjeç; I. D., 26 vjeç; B. B., 19 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. L., 22 vjeç; F. Gj., 21 vjeç; K. G., 20 vjeç; P. G., 23 vjeç; Z. S., 43 vjeç; L. C., 22 vjeç;  E. P., 18 vjeç; D. Sh., 19 vjeç; A. B., 20 vjeç; G. M., 29 vjeç si dhe 16 shtetas të mitur të moshave 15-17 vjeç.

Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ora 09:46
Protesta në Korçë/ Sulmuan me gurë policinë dhe institucionet, 2 të arrestuar dhe 23 nën hetim, mes tyre 15 të mitur (EMRAT)

1792136874_protestanekorce.JPG

Dy persona janë arrestuar dhe 23 të tjerë janë vënë nën hetim, mes tyre 15 të mitur, pas akteve të dhunës gjatë protestës së djeshme (15 tetor) në Korçë. Sipas Policisë, dhjetëra protestues, disa prej tyre të maskuar, sulmuan me gurë, pllaka guri dhe sende metalike efektivët e rendit dhe institucionet shtetërore. Në pranga kanë rënë Frenki Leskaj dhe Orgito Karabaca.

Nga sulmet u dëmtuan godinat e Bashkisë së Korçës, Drejtorisë Arsimore, universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, si dhe një pjesë e infrastrukturës publike.

Njoftimi i plotë

Korçë/Kundërshtuan punonjësit e Policisë, shkatërruan me sende të forta dhe me zjarr, godinat e institucioneve shtetërore dhe prona publike, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë.   

Gjatë tubimit të zhvilluar dje, në qytetin e Korçës, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike drejt institucioneve shtetërore dhe pronave publike.     

Si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme, janë dëmtuar godinat e bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore, universitetit "Fan. S. Noli" dhe gjimnazit "Raqi Qirinxhi", si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore.         

Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur me akte dhune dhe kundërshtimi, përmes hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta nga grupe pjesëmarrësish të maskuar.   

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 21 vjeç, banues në Voskop dhe O. K., 19 vjeç, banues në Bilisht, si dhe u proceduan penalisht 23 shtetas (15 prej tyre të mitur).   

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 15.10.2026 dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, gjatë kësaj date. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Ora 07:33
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në burg 1 protestues, 6 në arrest shtëpie dhe 11 detyrim paraqitjeje nga dita e parë (EMRAT)

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar gjatë ditës së parë të protestës (13 tetor).

Arrest në burg për një prej 18 protestuesve të arrestuar në ditën e parë të protestës (13 tetor), vendosi gjykata ditën e sotme. 6 janë lënë nën arrest shtëpie dhe 11 në detyrim paraqitjeje. Vihet re se mes protestuesve nën arrest shtëpie është dhe Klevi Metaj, 22-vjeçari që u kthye në hero në rrjet pasi u shfaq lidhur me pranga në kangjellat e Ministrisë së Arsimit dhe me fytyrë të gjakosur.

Seanca, me gjyqtare Amarilda Sulaj, nisi në orën 08:30 dhe u zhvillua në grupe. Brenda në gjykatë më herët erdhën edhe forca policore me skafandër e maskë gazi, për të qenë në çdo rast gati nëse ka përshkallëzim të situatës, e cila deri tani është e qetë.

Një pjesë e mirë prej protestuesve ishin të maskuar kur ndodhën sulmet. Më i riu që u arrestua është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Mes tyre ka edhe persona të moshave 48, 52, 55 dhe 57 vjeç.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Dita e parë e protestës përkoi me sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi.

Edhe në Korçë, protesta e 15 tetorit u shoqërua me akte dhune dhe shkatërrime. Policia arrestoi Frenki Leskajn, 21 vjeç, dhe Orgito Karabacën, 19 vjeç, ndërsa vuri nën hetim 23 persona të tjerë, mes tyre 15 të mitur.

Masat në Gjykatë për protestën e 13 tetorit
Arrest në burg
Abdulla Thaçi
Arrest në shtëpi
Klevi Metaj
Detyrim paraqitjeje

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë