Në mes të kaosit një protestues i thotë Policisë që nuk kanë gjë me ta por me qeverinë. Ndërkohë për Report Tv 23-vjeçari thotë se ka dalë këtu për të ardhmen.
"Hiqe autobotin se nuk kemi gjë me ju. Motra ime është 13 vjeç po luftoj për të ardhmen e saj, jam 23-vjeç. Policia e shtetit nuk ka faj, Edi Rama e ka fajin. Pushteti nuk mbahet me dhunë. Çfarë do bëjmë o shefi. Këtu do të jemi çdo ditë. para 7 vitesh më kanë lënë pa shtëpi. Kam qenë me ilaçe për shkak të depresionit. Është shumë e keqe situata. Këtu është luftë se duan të hanë derrat", thotë ai.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta/ Të maskuarit i vënë flakën derës së Ministrisë së Ekonomisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës! Zhvendosen para Kryeministrisë! 2 orë përplasje te ‘Arsimi’
LAJMET MË TË VLERËSUARA











