Banka e Shqipërisë s'ndryshon normën bazë të interesit për kreditë! Sejko: Ekonomia do vijojë të rritet! Nuk mund të ndërhyjmë në kursin e këmbimit

Norma bazë e interesit për kreditë nuk do të ndryshojë, duke mbetur në nivelin 3%. Kështu u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të këtij institucioni. Mes të tjerash Sejko tha se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe se inflacioni do shënojë rënie të vazhdueshme në vijim, duke u kthyer në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

“Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet dhe inflacioni do shënojë rënie graduale dhe do kthehet në objektiv në gjysmën e vitit 2024. Ky normalizim do krijojë një balancë më të mirë mes kërkesës dhe ofertës. Do mbështesë qëndrueshmërinë në tregje. Ritmi i rritjes pritet të vijë në ngadalësim të lehtë gjatë vitit 2023. Këshilli mbikëqyrës në BSH vendosi të mbajë të pandryshuar interesin bazë të normës së interesit në 3%. Presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten faktor rreziku për destabilizimin e çmimeve në vend”-tha Sejko.

Përsa i takon rënies së monedhës euro, Sejko tha se vjen si pasojë e mbiçmimit të lekut shqiptar ku kanë ndikuar disa faktorë, si rritja e investimeve të huaja dhe remitancave të emigrantëve. Megjithë dëmet që kjo rënie e euros u shkakton disa prej investimeve, Sejko tha se Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në këtë rast, por nënvizoi se duhet të ketë bashkëpunim për të ndihmuar eksportuesit të cilët janë më të prekurit nga ky ndryshim drastik i kursit të këmbimit valutor.

“Lidhur me kursin e këmbimit, BSH ka sqaruar se Kursi i Këmbimit ka qenë në epërsi prej disa vitesh, duke u mbiçmuar. Forcimi është më i fortë sepse vjen si pasojë e disa faktorëve. Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë rritje të konsiderueshme të investimeve të huaja, të të ardhurave nga turizmi, rritje të eksporteve në total. Gjithashtu edhe remitancat kanë ardhur në rritje. Kjo ka bërë që oferta e euros në vend të jetë e konsiderueshme.  Nuk kemi arsye për të ndërhyrë por duhet bashkëpunuar me eksportuesit dhe ato industri që preken nga ndryshimi i kursit të këmbimit”- shtoi Sejko.

Monedha euro në vendin tonë ka shënuar sot nivelin më të ulët historik, duke u këmbyer me 111.21 lekë. Sipas agjentëve të tregut valutor, faktori kryesor që po zhvlerëson euron është oferta e lartë e monedhës europiane. Volumi i blerjeve të euros nga agjentët e këmbimit valutor është shumë më i lartë në raport me atë të shitjeve dhe kjo po shkakton një rënie të vazhdueshme dhe progresive të kursit të monedhës europiane. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi i këmbimit të euros kundrejt lekut është zhvlerësuar me afërsisht 7%.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 03/05/2023 19:01

    Cna kane rene per hise idiotet. Australia e ngriti dje normen e interesit. Amerika sot e banka Europiane neser. Keta gomeret tane thone jo, nuk i rrisim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat