Banka e Shqipërisë: Papunësia është rritur dhe të ardhurat kanë rënë

Banka e Shqipërisë: Papunësia është rritur dhe të ardhurat kanë rënë

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë të vitit.

Rezultatet e vrojtimit treguan se niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve ka rezultuar në rënie gjatë periudhës. Gjithsesi, rënia e shpenzimeve ka qenë disi më e theksuar se rënia e të ardhurave, duke sjellë një përmirësim të lehtë të balancës financiare (të ardhura-shpenzime) të familjeve.

Gjatë periudhës, numri total i të punësuarve në kampionin e vrojtuar ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Një terma vjetorë, rënia ka ardhur nga rënia e numrit të të vetëpunësuarve, ndërkohë që punësimi në sektorët e tjerë ka rezultuar në rritje.

Indeksi i të ardhurave të familjeve shënoi 108.6 % në 6mujorin e parë 2019 nga 113.5% që ishte në fund të vitit 2018 në raportin me (indeksi 100 % në vitin 2010).

Gjithashtu indeksi i shpenzimeve në pjesën e parë të vitit arriti në 109.1 % nga 11.6% në fund të vitit.

Nëse analizohet ecuria e të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve huamarrëse, konstatohet se ecuria e indekseve të të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë në rënie gjatë periudhës, por rënia e të ardhurave ka qenë disi më e theksuar.

Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj, mbi një kampion rastësor prej 2010 familjesh, me shpërndarje në të gjithë vendin.

Vrojtimi i radhës i referohet zhvillimeve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 dhe pritjeve për gjashtëmujorin e dytë të tij. Rreth 90% e familjeve të kampionit të përzgjedhur kanë marrë pjesë në procesin e vrojtimit. Rreth 56% e tyre banojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.

Kërkesa për huamarrje e familjeve vijon të mbetet e moderuar. Sipas vrojtimit, rreth 67% e të përgjigjurve kanë deklaruar se “nuk presin të marrin hua të re në 6-mujorin e ardhshëm“. indeksi i mundësisë për të marrë një hua të re ka rezultuar 0.149, dhe ka shënuar rënie krahasuar me vrojtimin e

Ngarkesa me borxh e familjeve mbetet ka shfaqur prirje rënëse. Nga vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve rezulton se në fund të gjashtëmujorit të parë 2019, rreth 24% e familjeve shqiptare të vrojtuara kanë të paktën një borxh për të paguar. Kjo peshë ka rezultuar në rënie në tre gjashtëmujorët e fundit dhe është 5 pikë përqindjeje nën mesataren historike (që prej vitit 2010). Monitor

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite