Banka e Shqipërisë prezanton për herë të parë kartëmonedhën 10.000 lekëshe dhe prerjen e re të 1000 lekëshit

Sot është prezantuar për herë të parë kartëmonedha më e re me vlerë 10.000 lekë, si dhe është prezantuar edhe prerja e re e kartëmonedhës 1000 lekë. Këto dy kartëmonedha do të hidhen në treg në 30 qershori 2021.

Prerja e re e kartëmondhës 10.000 lekëshe pasqyron figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “ Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Gjatë një konference për mediat, Guvernatori Gent Sejko tha se Banka e Shqipërisë prezanton sot prerjet e reja të 1 mijë lekëshit dhe 10 mijë lekëshit, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare.

“Kartëmonedha më e re, me vlerë 10 mijë lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut”, tha Sejko.

 

Kartëmonedha e re 10.000 lekëshe

Kartmonedha e re 1000 leke

 

 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë