Përballja në distancë mes protestuesve dhe policisë vazhdon në zonën e 9-katsheve në Tiranë.
Në këtë video shihen dy protestues që hedhin gurë drejt forcave të rendit. Policia përgjigjet me ujë, ndërsa njëri prej tyre goditet nga presioni i ujit, laget plotësisht dhe shtyhet disa metra më tej. Por edhe pas kësaj, protestuesi kthehet nga efektivët dhe u ngre gishtin e mesit.
Lajmi kryesor:
Pas 7 orësh betejë me gurë e gaz, lëvizje surprizë te protestuesit, ndalin sulmet ndaj policisë me përqafime e ujë! Po çfarë do të ndodhë të shtunën?
LAJMET MË TË VLERËSUARA








