Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë është ulja e normës bazë të interesit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi në një dalje të para disa ditëve në media, se ai do të votojë pro uljes.
Norma bazë është një mekanizëm që shërben për të ulur koston e parasë në ekonomi, edhe përmes transmetimit të politikës monetare tek interesat e huave, që duke u bërë më të lira nxisin investimet në ekonomi.
Aktualisht norma bazë është në nivele minimale historike prej 1%, dhe po mbahet e tillë që prej qershorit të vitit 2018, kur është bërë dhe ulja e fundit. Që prej mesit të vitit 2011, institucioni monetar qendror ka ndjekur një politikë aggresive lehtësuese monetare, duke reduktuar gradualisht normën bazë nga 5.25% në 1%. Ulja e normës bazë është shoqëruar dhe me reduktimin e normave të depozitave dhe kredive. Në janar 2020, interesi mesatar i kredive në lekë ishte 6.3% sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, nga rreth 12% që ishte në mesin e 2011-s, përpara se të fillonte politika lehtësuese monetare.
Në rënie kanë qenë dhe normat e depozitave, ku aktualisht kthimi për një kursim me afat 12 muaj është më pak se 1%, nga 5% në mes të 2011-s.
Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të vijonte me politikën lehtësuese monetare që në fillim të këtij viti, si rrjedhojë e rreziqeve të shtuara në ekonomi nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas vlerësimeve të Bankës në mes të shkurtit, “Rritja ekonomike dhe inflacioni i vitit 2020 priten të ndikohen negativisht nga tërmeti”, e cila për rrjedhojë rishikoi parashikimet në kahun e poshtëm./Monitor
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Banka e Shqipërisë, skemë të re kredish për bizneset! ‘Të vegjlit’ e marrin me 3.5%! Deri në 250 mijë euro, vetëm për investime
20 Janar, 16:48
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor 2024, 17:54
-
2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër
25 Dhjetor 2024, 14:12