Në mbledhjen e datës 3 prill 2019, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi miratimin e Deklaratës dhe Raportit të Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë 2018.
Raporti i Stabilitetit Financiar është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, me qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij. Në hyrje të dokumentit vendoset Deklarata e Stabilitetit Financiar, publikimi çdo gjashtë muaj i së cilës është një kërkesë që buron nga Ligji "Për Bankën e Shqipërisë".
Në këtë raport, Banka e Shqipërisë vlerëson se zhvillimet në ekonominë reale dhe tregun financiar, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2018, mbështetën zgjerimin e veprimtarisë së sistemit financiar në vend dhe të sektorit bankar. Ndryshimet që po ndodhin në strukturën e sektorit bankar, janë shoqëruar me rritjen e peshës së kapitalit vendas dhe uljen e numrit të bankave. Ky proces, pritet të kontribuojë pozitivisht në ecurinë e ndërmjetësimit financiar.
Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të veprimtarisë mbeti i kontrolluar, në kushtet kur kreditë me probleme vijuan rënien, treguesit e rreziqeve të tregut nuk patën ndryshime gjatë periudhës, dhe treguesit e likuiditetit ishin në nivele të larta. Rezistenca e sektorit bankar ndaj këtyre rreziqeve vlerësohet e fortë, në kushtet kur veprimtaria e tij paraqitet me fitim dhe kapitalizimi i tij është në nivele të mira. Në vijim të këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 33% për 10-mujorin e këtij viti
22 Nëntor, 14:54
-
Shqipëria në SEPA/ Ambasadori Gonzato takim me Sejkon: Moment historik, qytetarët dhe bizneset më afër tregut unik të BE
22 Nëntor, 11:21
-
Shqipëria anëtare e SEPA-s, Sejko: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro, 5 herë më e ulët! Kursimi në ekonomi 20 mln euro në vitin e parë
21 Nëntor, 17:50
-
Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA
21 Nëntor, 16:38
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
19 Nëntor, 22:34
-
Këshilli Europian i Pagesave shqyrton aplikimin e Shqipërisë në SEPA
16 Nëntor, 12:09
-
Zhvlerësimi i euros, BSH: Po bëjmë analiza për të ndërhyrë për të ndaluar rënien e shpejtë
15 Nëntor, 11:10
-
Banka e Shqipërisë kërkon rishikim të skemës së pensioneve, rrezik për financat publike! Zv/ Guvernatorja ep opinionin për pr/buxhetin 2025 tek 'Ekonomia'
15 Nëntor, 10:04
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 24% e familjeve shqiptare jetojnë me borxhe! Pjesa më e madhe për konsum e shëndetësi, 20% blejnë ‘ushqime me listë’
14 Nëntor, 18:48
-
Dollari fiton terren përballë lekut, rritet me 3% brenda këtij muaji! Euro vijon të zhvlerësohet pa ndalur
14 Nëntor, 14:21
-
Norma bazë e interesit u ul, BSH: Kreditë do jenë më të lira
12 Nëntor, 17:14