Ndërsa inflacioni regjistroi një normë mesatare vjetore prej 1.7% në tremujorin e tretë të vitit, duke shënuar rënie nga vlerat e dy tremujorëve paraardhës.
Në falën e tij Genti Sejko ka theksuar se: “ Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 4.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit, një ritëm ky i përafërt me atë të tremujorit të parë. Kjo rritje u mbështet nga zgjerimi i kërkesës së brendshme private, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë, si dhe nga rritja e shpenzimeve publike dhe nivelet e larta të investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe”
Deklarata e plotë e Gurvenatorit të Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko:
Ndërsa Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25%.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25%.
Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë ka riparë lehtësisht për lart parashikimin e rritjes ekonomike gjatë gjithë horizontit trevjeçar të parashikimit, ndërkohë që parashikimi i kthimit të ekonomisë në ekuilibër dhe i kthimit të inflacionit në objektiv janë shtyrë disi në kohë.
Inflacioni regjistroi një normë mesatare vjetore prej 1.7% në tremujorin e tretë të vitit, duke shënuar rënie nga vlerat e dy tremujorëve paraardhës. Ky ngadalësim ka pasqyruar kryesisht rënien e inflacionit të ushqimeve, si pasojë e rritjes së ofertës vendase, e mbiçmimit të kursit të këmbimit dhe e ngadalësimit të inflacionit të këtyre produkteve në tregjet e huaja.
Në terma makroekonomikë, Banka e Shqipërisë vlerëson se ngadalësimi i inflacionit ka ardhur si pasojë e goditjeve të ofertës, efekti i të cilave pritet të jetë i kufizuar në intensitet dhe i shkurtër në kohë. Megjithatë, vlerat e ulëta të inflacionit bazë sugjerojnë se, ndonëse në rritje, presionet afatmesme mbi inflacion mbeten ende të dobëta. Përmirësimi i aktivitetit ekonomik në vend e ka sjellë ekonominë shqiptare më pranë ekuilibrit, e ilustruar kjo nga rënia e normës së papunësisë dhe nga tendenca rritëse e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve nga biznesi. Megjithatë, ekonomia shqiptare vazhdon të operojë ende poshtë potencialit, çka vijon të frenojë presionet për rritje të pagave dhe të kostove të prodhimit.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 4.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit, një ritëm ky i përafërt me atë të tremujorit të parë. Kjo rritje u mbështet nga zgjerimi i kërkesës së brendshme private, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë, si dhe nga rritja e shpenzimeve publike dhe nivelet e larta të investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe. Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet me ritme të përafërta edhe gjatë tremujorit të tretë.
Ecuria pozitive e aktivitetit ekonomik në vend vazhdon të përfitojë nga politika jonë monetare stimuluese, e cila ruan një mjedis financiar me norma të ulëta interesi dhe me likuiditet të bollshëm. Ajo është ndihmuar gjithashtu nga politika fiskale konsoliduese, e cila ul primet e rrezikut dhe rrit hapësirat për financimin e sektorit privat. Banka e Shqipërisë vlerëson se këta faktorë do të vazhdojnë të ndihmojnë rritjen ekonomike, kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv.
Në raport me raundin e kaluar, Banka e Shqipërisë ka riparë lehtësisht për lart parashikimin e rritjes ekonomike gjatë gjithë horizontit trevjeçar të parashikimit, ndërkohë që parashikimi i kthimit të ekonomisë në ekuilibër dhe i kthimit të inflacionit në objektiv janë shtyrë disi në kohë.
Projeksioni i një rritjeje më të lartë ekonomike është ndikuar nga rishikimi për lart i vlerësimit për ritmin potencial të rritjes, në përgjigje të përmirësimeve strukturore të ndodhura në ekonominë shqiptare. Në të njëjtën kohë, rishikimi për lart i potencialit shtyn në kohë parashikimin tonë për kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv. Ai nënkupton se, krahasuar me vlerësimet tona të mëparshme, kapacitetet prodhuese të ekonomisë janë më të mëdha dhe shfrytëzimi i plotë i tyre do të kërkojë një kohë më të gjatë.
Gjithashtu, sa i takon inflacionit, shtyrja në kohë e përmbushjes së objektivit pasqyron edhe nevojën për absorbimin e plotë të goditjeve të ofertës dhe për shuarjen e efekteve frenuese që vijnë nga ecuria mbiçmuese e kursit të këmbimit.
Duke gjykuar mbi analizat dhe parashikimet e skenarit bazë, të shtjelluara më sipër, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare vijon të mbetet i përshtatshëm.
Në mbledhjen e datës 1 nëntor 2017, përveç vendimit për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 1.25%, si dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësisht në nivelet 0.25% dhe 2.25%, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:
Dhënien e miratimit paraprak për zotërimin nga Banka Intesa Sanpaolo s.p.a., Itali të 100 për qind të kapitalit aksionar të Veneto Banka sh.a.
Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës miraton paraprakisht zotërimin e 100 për qind të aksioneve me të drejtë vote të Veneto Banka sh.a. nga Banka Intesa Sanpaolo S.p.A., Itali.
Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com









