Banka e Shqipërisë/ Tremujori i tretë, individët më të favorizuar për të marrë kredi

Banka e Shqipërisë/ Tremujori i tretë, individët më të favorizuar për të marrë kredi

Foto Ilustruese

Standardet e kreditimit në tremujorin e tretë të vitit, për kategorinë e bizneseve, u raportuan thuajse të pandryshuara, sipas një vrojtimi të bërë nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë, në ndarjen sipas madhësisë së biznesit, ato rezultuan të shtrënguara për kreditë dhënë bizneseve të vogla dhe të mesme. Bankat u shprehën se presin t’i mbajnë të pandryshuara standardet e kreditimit për bizneset në tremujorin e fundit të vitit, si në terma të madhësisë së tyre, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë.

Faktorët që ndikuan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e tretë ishin të lidhura me kostot dhe kufizimet nga bilanci (kryesisht të lidhura me kostot dhe kufizimet nga pozicioni kapital i bankës), me aftësinë paguese të kredimarrësit, si edhe me situatën aktuale ekonomike dhe perspektivën e saj. Në kahun lehtësues të standardeve veproi trysnia nga konkurrenca në sistemin bankar.

Kërkesa për kredi

Kërkesa për kredi u raportua më e ulët nga një tremujor më parë, si ajo e bizneseve të vogla dhe të mesme, ashtu edhe kërkesa e bizneseve të mëdha. Edhe në prizmin e qëllimit të përdorimit të kredisë, kërkesa rezultoi më e ulët, si për kreditë për investime, ashtu dhe për likuiditete. Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin kërkesë të gjallëruar në të gjitha kategoritë e biznesit. Kërkesa më e lartë nga ana e bizneseve në tremujorin e katërt të vitit 2018, pritet të shfaqet si për kredinë me qëllim investimi, ashtu edhe për atë me natyrë likuiditeti.

Individët

Ndryshe nga ato për bizneset, standardet e kreditimit për individët vijuan të raportohen të lehtësuara edhe në tremujorin e tretë të vitit. Ky lehtësim u manifestua në të dyja kategoritë, si për kreditë për blerje banese, ashtu edhe për kreditë konsumatore. Bankat u shprehën për një lehtësim të mëtejshëm të pritur të standardeve të kreditimit për individët, për të dyja kategoritë, në tremujorin e fundit të vitit. Faktorët që diktuan standarde të lehtësuara për individët në tremujorin e tretë ishin: toleranca më e lartë e bankave ndaj rrezikut; perceptimi më i ulët i rrezikut lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit; si dhe kosto më të ulëta nga pozicioni i kapitalit të bankave.

Kërkesa për kredi

Kërkesa e individëve për kredi ishte më e lartë në tremujorin e tretë të vitit, e nxitur si nga kredia me qëllim blerje banese, ashtu edhe nga ajo konsumatore. Vlerësimet e bankave për tremujorin e katërt të vitit tregojnë një rritje të mëtejshme të kërkesës për kredi nga ana e individëve, në të dyja kategoritë.

Bazuar në perceptimet e bankave tregtare, kërkesa për kredi nga ana e individëve u nxit nga: nevoja e shtuar për financimin e konsumit dhe blerjes së banesave; zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave; kreditë nga bankat dhe jobankat; si dhe niveli i përgjithshëm i normave të interesit. I vetmi faktor me ndikim në kahun rënës në kërkesën për kredi të individëve, sipas gjykimit të bankave, ishte përdorimi i burimeve të brendshme të financimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi