Veprimtaria e bankave gjatë pandemisë, Sejko vlerëson 6 muajt e parë të 2020: Pasiguria ekziston

Veprimtaria e bankave gjatë pandemisë, Sejko vlerëson 6 muajt e parë të 2020: Pasiguria ekziston

Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim të gjashtëmujorit të parë të vitit 2020 për veprimtarinë e sektorit bankar.

Në njoftimin zyrtar thuhet se "veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, pavarësisht sfidave që paraqiti situata e pandemisë në vend.

Masat operacionale të marra nga bankat për sigurimin e vijueshmërisë së funksioneve kritike dhe marrëdhënieve me klientelën, dhe masat e marra nga autoritetet publike për zbutjen e goditjes së pandemisë mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare të vendit, mundësuan që veprimtaria e ndërmjetësimit financiar të vijojë në mënyrë të përshtatshme dhe treguesit financiarë të sektorit bankar të mbeten në nivele të mira."

Gjithashtu thuhet se pasiguria për kushtet e pandemisë ekziston, megjithatë kapacitetet e sektorit bankar për t’u përballuar me këto sfida janë aktualisht të mjaftueshme.

"Pasiguria për zhvillimet ekonomike në kushtet e pranisë së pandemisë mbetet e pranishme, dhe të tilla mbeten edhe sfidat për veprimtarinë bankare e financiare. Megjithatë, vlerësimet e industrisë bankare dhe ushtrimet e provës së rezistencës, sugjerojnë që kapacitetet e sektorit bankar për t’u përballuar me këto sfida janë aktualisht të mjaftueshme. Banka e Shqipërisë, mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar", thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e datës 2 shtator 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi për disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave” dhe “Për disa ndryshime në rregulloren “Për mbikëqyrjen e konsoliduar”

"Ndryshimet në rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave” vijnë si rezultat i rishikimit të vazhdueshëm të kuadrit rregullativ mbikëqyrës, me qëllim harmonizimin e vazhdueshëm të tij me acquis të BE-së dhe dokumentet e Komitetit të Bazelit mbi regjimin e ekspozimeve të mëdha, por duke konsideruar edhe veçoritë dhe zhvillimet e tregut bankar shqiptar. Gjithashtu, ato përfshijnë dhe disa kërkesa të reja raportuese dhe monitoruese për bankat, të cilat janë reflektuar edhe në ndryshimet e rregullores “Për mbikëqyrjen e konsoliduar”, për të siguruar konsistencë në raportimin e ekspozimeve të mëdha nga bankat, si në baza individuale, edhe të konsoliduara", shkruhet në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK