Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi shpalli vendimin e BQE për të blerë 60 miliardë euro në muaj borxh publik dhe privat deri në shtator 2016. Plani pritet të fillojë të aplikohet që prej muajit mars të këtij viti.

Menjëherë pas deklaratës së Mario Draghit, monedha e përbashkët europiane ka prekur nivele minimale historike. Euro u dobësua drejt nivelit më të ulët në 11 vjet kundrejt dollarit teksa Banka Qendrore Evropiane shpalli programin e blerjes së obligacioneve, duke përfshirë obligacione qeveritare. Ajo po këmbehet aktualisht me rreth 1.14 dollarë për një euro.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)