Banka Evropiane ndërpret
furnizimin me euro për Greqinë

Banka Evropiane ndërpret<br />furnizimin me euro për Greqinë
Banka Qendrore Evropiane ka ndërprerë furnizimin me euro për bankat greke. Duket se ka filluar kështu “loja e forcës” midis institucionit financiar evropian dhe Athinës. Masa e re është marrë të mërkurën, pas prezantimit të planeve të Tsipras. ​
 
Banka Qendrore Evropiane ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj Greqisë, duke kufizuar financimin e bankave të vendit. Në një deklaratë, BQE thotë se nuk do të pranojë më bono qeveritare si kolateral për të dhënë para borxh në bankat tregtare. Ky vendim e bën qarkullimin e parave në bankat Greke më të vështire e më të shtrenjtë.

BQE deklaroi se pezullimi erdhi pasi nuk arritën të nënshkruajnë një marrëveshje të “suksesshme” me Greqinë për pagesën e borxhit prej 240 miliardë eurosh, pas takimit me ministrin e financave Yanis varoufakis. Qeveria e sapo zgjedhur Greke është në bisedime ndërkombëtare me kreditorët për rinegocimin e kushteve në pagesën e borxhit të madh të daljes nga kriza, të cilat sipas tyre janë shumë të ashpra. 

Ministri Grek i Financave tha se vendimi i BQE, i cili do të hyjë në fuqi më 11 shkurt, nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në industrinë e financave të vendit, pasi sipas tij ky sektor është “plotësisht i mbrojtur” me mundësi të tjera të gatshme.
 
Sot Varoufakis do të takohet me homologun e tij Gjerman, Ëolfang Schaeuble, një nga kritikët më të ashpër të qeverisë së re greke.

Bankat mund të kenë akses nëpërmjet programit të Asistencës së Likujditetit të Emergjencës, që vepron nëpërmjet Bankës Qendrore Greke dhe me një kosto më të madhe për bankën. Sipas gazetës Greke Kathimerini, niveli i interesit është 1,55% , krahasuar me 0,05% në financimin e rregullt të BQE-së. Analistët shprehen se ashpërsimi i vendimit të BQE-së është një sinjal që takimi i Varoufakis me presidentin e Bankës Qëndrore Europiane Mario Draghi nuk ishte i suksesshëm. Sipas tyre BQE po sinjalizon qeverinë Greke se “duhet të arrijnë një marrëveshje me liderët ndërkombëtarë (Troika), pasi përndryshe gjëra të këqija do të ndodhin”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari