TIRANE- Banka Kombëtare e Greqisë (NBG), duke ndjekur shembullin e Bankës së Pireut, njoftoi se do të reduktojë numrin e punonjësve të saj përmes largimeve vullnetare të 2.000 vetëve për të ulur kostot e saj operative dhe për të rritur fitimet.

Agjencia italiane Ansamed thekson se Banka Kombëtare e Greqisë do të tërhiqet nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria, por do të mbajë një pjesë të aktivitetit të saj në Turqi. Marrëveshja me Drejtorinë e Përgjithshme të Konkurrencës i mundëson NBG të mbajë 60% të aksioneve në turken Finansbank, që është investimi më i madh jashtë i NBG. Pjesa prej 40% do t’u shitet investitorëve në dy faza, deri në fund të 2017.

Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)