Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj që konsiston në rritjen e kuotave me 357 aksione të reja, duke e rritur në 1187 kuotën e aksioneve të qeverisë shqiptare pranë IBRD, me një vlerë totale prej 143 milionë USD.
Banka Botërore është një nga institucionet financiare, e cila ka përkrahur dhe financuar qeverinë shqiptare në shumë projekte.
Totali i projekteve të financuara nga Banka Botërore në vite është rreth 1 miliardë Euro dhe projektet kanë qenë në fushën e arsimit, shëndetësisë, menaxhimit të tokës, infrastrukturës rrugore.
Marrëveshjet e firmosura për vitet 2014-2015 ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Grupit të Bankës Botërore kapin shifrën rreth 440 milionë Euro.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)