Banka Qendrore e Rusisë e ka rritur normën e interesit për një për qind, çka do të thotë se shifra totale ka arritur në 13%, për shkak të zhvlerësimit të vazhdueshëm të rublës ndaj dollarit amerikan.
Kjo rritje vjen pasi norma vjetore e inflacionit është rritur në shtator në 5.5 për qind.
Banka Qendrore ka thënë se parashikon që shifra e inflacionit të arrijë në 6-7 për qind deri në fund të vitit.
“Presioni i inflacionit në ekonominë ruse është i lartë. Rreziqet prej inflacionit janë kristalizuar, rritja e kërkesës së brendshme e tejkalon kapacitetin për zgjerim të prodhimit, si dhe ka ndodhur zhvlerësimi i rublës në muajt e verës”, ka thënë bordi i Bankës Qendrore, përmes një deklarate.
“Prandaj duhet shtrënguar politikat monetare”.
Aktualisht një dollarë amerikan tregtohet për 95 rubla, shumë më dobët sesa një vit më parë, kur shifra ka arritur në 60.
Përmes rritjes së kostos për huadhënie, Banka Qendrore është duke tentuar që ta luftojë rritjen e çmimeve, meqë Rusia është duke importuar më shumë dhe duke eksportuar më pak, sidomos naftë dhe gaz natyror.
Për më shumë, shpenzimet në rritje ushtarake dhe sanksionet e Perëndimit, janë duke e luajtur rolin e tyre.
Sasia më e madhe e importit sesa e eksportit nënkupton suficit të vogël tregtar, situatë e cila zakonisht rëndon në valutën e një shteti./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas
6 Janar, 15:26
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit
4 Janar, 19:28