Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.5 pikë përqindje

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.5 pikë përqindje

Foto ilustruese

Banka Qendrore Europiane (ECB) rriti normat e interesit me gjysmë pikë përqindje ditën e enjte, si shenjë shqetësimi kundrejt normave të larta të inflacionit, të cilat do të mbeten të tilla pavarësisht rënies së çmimeve të energjisë së fundmi.

Rritja e shumëpritur e çoi normën bazë të depozitave të ECB në 2.5 për qind, niveli i saj më i lartë që nga kriza financiare globale. Banka qendrore ka rritur tani kostot e huamarrjes me plot tre pikë përqindje, që kur filloi rritja e normave në korrik.

Lëvizja e ECB-së pasoi një rritje gjysmë pikë nga Banka e Anglisë dhe një rritje me çerek pikë të mërkurën nga Rezerva Federale e SHBA.

Fed ka ngadalësuar ritmin e kufizimeve pas shenjave se tensionet për çmimet në SHBA po zhduken, ndërsa kryetari Jay Powell ka dhënë shpresë këtë javë se inflacioni mund të kthehet në objektivin prej 2 për qind të bankës qendrore pa “një rënie vërtet të madhe ekonomike”.

Por ECB sinjalizoi vendosmërinë e saj për të vazhduar me shtrëngime agresive, duke thënë në deklaratën e saj se do të “ruajë drejtimin e marrë” dhe synon të rrisë normat e interesit me 50 pikë bazë në takimin e saj të ardhshëm të politikës monetare në mars, pas së cilës do të “analizojë drejtimin e mëtejshëm të politikës së saj monetare”./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK