Banka Societe Generale Albania inaguroi degën e saj më të re në Durrës, duke qenë tashmë e pranishme në këtë qytet me 2 degë.
 
Ky zgjerim në Durrës vjen në në vijim të performancës së shkëlqyer të vitit 2016, ku përveç rezultateve të mira, inaugurimit të katër degëve, Societe Generale Albania u shpall Banka me normën më të ulët të kredive të këqija në vend.
 
Të pranishëm në festën e inaugurimit të kësaj dege ishin personalitete, klientë të nderuar dhe miq të dashur, të ftuar të posacëm që ndanë mendimet e tyre për investimin e Bankës Societe Generale Albania.
 
Gjatë ceremonisë, Frederic Blanc, Drejtori i Përgjithshëm i Societe Generale Albania tha se “Hapja e një dege të re është një ngjarje shumë e rëndësishme për Bankën dhe përkthen dëshirën për tu afruar më shumë me klientët”.

societe

societe

dy.b/shqiptarja.com