Ndërsa kreditimi i biznesit vendas është në nivele shumë të ulëta, 2.6 miliardë euro janë nxjerrë jashtë kufijve të Shqipërisë nga ana e bankave tregtare.
Eksperti i ekonomisë, Arjan Kadareja, thotë për Report TV se kjo sasi parash është nxjerrë në formën e depozitave në bankat e huaja, në kreditimin e bizneseve jashtë kufijve, si dhe përmes blerjes së bonove të thesarit të qeverive gjetke në Evropë.
“
Mund të jetë rreth 20% e aktiveve të sistemit bankar, përafërsisht mund të jenë rreth 2.6 miliardë euro. rreth gjysma, 1.3 miliardë janë depozita me bankat e tjera, gjysma tjetër janë kredi, rreth 690 milionë, dhe 570 milionë janë tituj borxhi të qeverive ose subjekteve të vendeve veropiane”, thotë Kadareja.
Kaderja thotë se ky trend në rritje gjatë dy viteve të fundit penalizon biznesin shqiptar, ndaj të cilit bankat janë shumë dorështrënguara kur vjen fjala te kredidhënia.
Tendenca për të rritur investimet jashtë kufijve pranohet edhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Por Sekretari ekzekutiv i saj Spiro Brumbulli thotë se zgjerimi i investimeve jashtë kufijve është bërë pa harruar për asnjë ccast tregun e brendshëm
“
Ajo që na pengon është biznesi i madh. Dhe kjo ka një shpjegim. 35 kompanitë e mëdha që kanë më shumë se 50% të kredive me probleme, nuk mund të jenë më objekt i kredimarrjes”, thotë Brumbulli.
Brumbulli thotë se investimet jashtë kufijve janë afatshkurtra dhe se orientimi drejt tyre kjo ka ardhur si rezultat i situatës shumë të mirë të likuiditetit që ka sistemi yna bankar, por dhe rënies së ndjeshme të kërkesës për kredi nga biznesi i madh.
Vetë Banka e Shqipërisë thotë në raportin e fundit për tendencat në kreditim se në muajt tetor-nëntor 2016, ritmet e rritjes së kredisë për biznese u ngadalësuan në 2.3%, të ndikuara si nga një ofertë e shtrënguar për kredi, ashtu edhe nga një kërkesë e dobët nga bizneset.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39