Bankat dhanë mbi 29 mld lekë kredi vetëm në muajin gusht! 7-fishohet huaja e dhënë për pasuritë e paluajtshme

Bizneset dhe individët vijojnë të marrin kredi pavarësisht normave të larta të interesit për shkak të rritjes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë.

Vetëm në muajin gusht nga sektori bankar janë miratuar 29.2 miliardë lekë, duke u rritur me rreth 6.6% në krahasim me gushtin e vitit të kaluar.  Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prej janarit deri në fund të muajit gusht vlera e kredisë së disbursuar arriti në 191.1 miliardë lekë, duke pësuar një rritje të lehtë në krahasim me 8-mujorin e vitit të kaluar kur u dhanë nga bankat 188 miliardë lekë.

Këtë vit bankat po tregohen më të kujdesshme në miratimin e kredive për shkak të aftësisë paguese dhe situatës ekonomike të paqëndrueshme prej inflacionit. Si pasojë e kësaj qasje të bankave është rritur edhe numri i kërkesave për kredi të refuzuara.

Referuar të dhënave, tek kredia e dhënë për bizneset vlerat më të mëdha janë për aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, e riparim automjetesh. Vlera e kredisë së dhënë për këtë grup arriti në 10.5 miliardë lekë në muajin gusht nga 6.5 miliardë lekë që ishte në korrik.

Ndërkohë që grupi që ka njohur gati shtatë-fishim të kredisë së marrë, është ai i pasurive të paluajtshme. Banka qendrore raporton se huaja e miratuar për aktivitetin e pasurive të paluajtshme në gusht ishte 2.9 miliardë lekë, nga 430 milionë lekë që ishte në muajin korrik. Kurse përgjatë 8 muajve kredia e dhënë këtë aktivitet ishte mbi 6 miliardë lekë.

Pasuritë e paluajtshme janë kthyer në sektorin e preferuar të bizneseve dhe qytetarëve për të investuar, për shkak të vlerës së lartë që po merr prona vit pas viti.

Ndërsa në muajin gusht ka njohur rënie të ndjeshme kredia e miratuar për sektorin e ndërtimit, për industrinë përpunuese, për aktivitetet financiare dhe të sigurimit.

KREDIA E RE E MIRATUAR

Janar-gusht 2023         191,143

Janar-gusht 2022         188,023

Diferenca                      +3,120

KREDIA E RE PËR PASURITË E PALUAJTSHME

Korrik 2023          430 mln lekë

Gusht 2023          2,926 mld lekë

Diferenca             +2,496 mld lekë

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi