Bankat do të shtrëngojnë kushtet në 2024-ën, më pak kredi për shtëpi dhe për bizneset! Viti 2023 u mbyll me rritje të refuzimeve për dhënie kredie

Ky vit pritet të jetë i vështirë për të gjithë qytetarët dhe bizneset që do aplikojnë për të marrë kredi pranë bankave tregtare.

Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues, paralajmërohet shtrëngim i kushteve për të dhënë hua si për bizneset ashtu edhe individët.

“Për kreditë e bizneseve në financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, si edhe për kreditë për biznesin e madh, bankat presin të ndjekin një përqasje disi më konservatore për tremujorin e parë të vitit 2024. Po ashtu, standardet e kreditimit priten të shtrëngohen disi edhe në kreditë për individët, kryesisht në ato për blerjen e banesave”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Shkaqet për këtë qasje shtrënguese janë normat e interesit që po rriten si dhe inflacioni, të cilat mund të ndikojnë në fuqinë paguese të kredi marrësve.

Po në këtë vrojtim, thuhet se kërkesa për kredi si nga qytetarët ashtu edhe nga bizneset do të jetë në rritje, dhe do jetë e përqendruar tek nevoja për investime, për konsum dhe blerje banese.

Banka e Shqipërisë thotë se viti 2023 është mbyllur me standarde të pandryshuara për dhënie kredie kjo për shkak të konkurrencës së shtuar. Po ashtu viti i kaluar ka pasur rritje të kërkesave për kredi kryesisht për likuiditete e investime nga sipërmarrja, dhe për blerje shtëpie e konsum nga qytetarët.

Por nga ana tjetër në vitin e shkuar është rritur numri i aplikimeve për kredi që janë refuzuar nga bankat. Shkaqet kryesore thuhet në raport si për bizneset ashtu edhe për qytetarët lidhen me gjendjen financiare, historikun e kredimarrësve nëse kanë qenë të rregullt, është vlerësuar historiku i punësimit dhe aftësua paguese e tyre.

Kjo sjellje e bankave ishte e pritshme, përsa kohë normat e interesit janë në rritje, inflacioni është i lartë, dhe mund të ndikojnë në aftësinë që kanë kredimarrësit për të kthyer huanë.

B.V/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'