Bankat forcojnë kushtet për kredi investimesh, lehtësohet për individët si ajo konsumatore ashtu dhe për banesa

Të vendosësh për të marrë një kredi për investime, tashmë është më e vështirë. Kjo për shkak se bankat kanë shtrënguar kushtet e marrjes së huasë, si pasojë e pasigurisë dhe rrezikut të shtuar nga pandemia.

Bankat kanë reduktuar madhësinë e kredisë që japin, kërkojnë më shumë kolateral, si dhe kushtëzime më të larta në marrëveshjet e kredive.

Lehtësim ka pasur vetëm tek zgjatja e maturitetit maksimal të kredisë akorduar për bizneset.  Një situatë e tillë sipas Bankës së Shqipërisë do të vijojë edhe për muajit e ardhshëm.

“Për tremujorin e fundit të vitit 2020, bankat presin që të vijojë shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset, duke qenë më evident në kategorinë e bizneseve të mëdha, si edhe në kreditë për financimin e investimeve. Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset u ndikua nga perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe me aftësinë paguese të kredimarrësit”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues të bankave të nivelit të dytë.

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço thotë se kjo situatë ishte e pritshme, por është tregues negativ fakti që biznesi e ka të vështirë të marrë kredi për investime.

“Duke mos ditur se çfarë do të ndodhë nesër, kur shumë biznese janë në vështirësi, bankat kanë tendencën të frenojnë apo të rrisin garancinë për dhënien e kredisë, duke u bërë më tepër strikte sa i përket kreditimit. Do ishte shumë mirë nëse bankat do të jepnin kredi porsa i përket investimeve dhe për hapjen e vendeve të punës, por ne shikojmë që kredia në Shqipëri është më tepër drejt biznesit hipotekor, pasi njerëzit marrim më shumë kredi për të blerë banesa. Janë kredi të përqendruara në këtë aspekt dhe nuk gjenerojnë të ardhura për ekonominë”, thotë eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

Nga ana tjetër kredia për individët është lehtësuar si ajo konsumatore ashtu dhe ajo për blerje banese.

Ndërkohë pozitiv është fakti që banka e Shqipërisë nuk raporton për rritje të kredive me probleme edhe pse thuhet se biznesi dhe individët janë në vështirësi financiare.

Raporti i kredive me probleme rezultoi i qëndrueshëm në nivelin 8.1% edhe për muajin gusht.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malaj: 03/11/2020 14:08

    Mendoje.se.po.menazhohet.shume.keq.seme.shumepo.krijohen.kushte.per.abuzime.dhepro gand r

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar