Bankat, pro vënies së tavanit për interesat e kredive! Propozimi u bë nga BSH pas abuzimeve nga shoqëritë jo-banka

Banka e Shqipërisë

Bankat e nivelit të dytë në vend janë shprehur pro ndryshimit që propozon Banka e Shqipërisë për vendosjen e një tavani për normat e interesit për kreditë konsumatore. Sipas një njoftimi të shoqatës së Bankave ky është një vendim që mbron interesat e publikut dhe rrit më tej transparencën.

Ndryshimi i rregullores “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” sipas shoqatës është mirëpritur nga bankat pasi rrit stabilitetin financiar në vend. 

“Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) është njohur me projekt-vendimin për ndryshimet në rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 48, datë 01.07.2015 “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” dhe vlerëson se këto ndryshime janë të mirëpritura. Bazuar në zhvillimet e tregut financiar në vend, në transparencën, mbrojtjen e interesave të publikut, praktikat më të mira edhe në vende të tjera të zhvilluara, si dhe në kujdesin e shtuar për stabilitetin financiar të vendit, AAB mbështet iniciativën e Bankës së Shqipërisë dhe shpreh vullnetin e saj të plotë për të bashkëpunuar për përmirësimin e hartimit të projekt vendimit. Diskutimi i konsultimit tashmë i filluar me industrinë bankare është pozitiv, plotësisht në mbështetje dhe i shëndetshëm për forcimin e praktikave më të mira në procesin e huadhënies”, thuhet në reagimin e shoqatës së Bankave.

Banka qendrore ka propozuar që për kreditë të vendosen 3 tavane për normat e interesit, në varësi të vlerës së kredisë. Edhe pse në rregullore thuhet që ky vendim do të aplikohet edhe për bankat, dhe jo vetëm për institucione jo-financiare, njohësit e këtij sektori thonë se abuzimet më të mëdha me normat e interesit janë konstatuar tek shoqëritë jo-banka.

Ky ndryshim është propozuar për shkak të normave të interesit deri në abuzimeve që janë regjistruar në disa raste kur është marrë kredi në institucionet jo-banka.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Strukturë e armatosura për mbrojtjen e votës, ju duket normale strategjia e PD-së për zgjedhjet?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Basha flet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, tregon dhe dëshminë e Arbër Paplekajt kur u dorëzua: Merreni armën, se di nëse kam vrarë