Bankat/ Rritet huaja për ekonominë, tërhiqen 23 mln € nga kursimet

Bankat/ Rritet huaja për ekonominë, tërhiqen 23 mln € nga kursimet

Huaja e dhënë për ekonominë nga sistemi bankar ka shënuar gjallërim në muajt e parë të këtij viti, e udhëhequr nga kredia për bizneset dhe për individët në lekë. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i kredisë për ekonominë në fund të muajit mars arriti në 547 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1% në krahasim me muajin e mëparshëm. Në raport me fundin e 2018-s, kredia që është dhënë nga bankat për bizneset dhe individët është rritur me 2.7%. Megjithatë, me bazë vjetore (mars 2019/mars 2018) trendi i kredidhënies mbetet në rënie, me 0.23%, e ndikuar dhe nga efekti që jep nënçmimi i euros, teksa të dhënat finale raportohen në lekë.

Në tre muajt e parë të këtij viti, efektin kryesore në gjallërimin e huadhënies e ka dhënë kredia për bizneset (korporatat e tjera jofinanciare) që u rrit me gati 3% në raport me fundin e 2018-s. Euro është rikthyer në monedhën e preferuar të bizneseve, teksa të dhënat tregojnë që kredia në valutë për korporatat jofinanciare u rrit me 3.7% në raport me fundin e 2018-s, përkundrejt 0.8% të monedhës vendase. Edhe për individët, rritja në euro ishte 1.9% dhe në valutë 1% (me përjashtim të marsit kur huaja në valutë për individët erdhi në rënie). Si rrjedhojë, pesha e kredisë në valutë është rritur sërish, duke arritur në 49.7% të totalit në mars 2019, nga 49.4% në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Nga ana tjetër, depozitat që individët dhe bizneset kanë në sistemin bankar kanë rënë në mars, pas katër muajsh radhazi që kishin rezultuar me rritje. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në fund të muajit mars ishte rreth 1 trilionë lekë, duke rënë me rreth 2.9 miliardë lekë (-0.3%) në raport me muajin e mëparshëm. Tkurrja ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e uljes së depozitave në valutë, si nga bizneset ashtu dhe nga individët, ndërsa kursimet në lekë janë rritur lehtë, të ndikuara nga individët.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë