Bankat vështirësojnë kushtet për dhënien e kredive, biznesi i vogël e i mesëm ‘frenojnë’ investimet

Viti 2020 është mbyllur me shtrëngim të kushteve të kreditimit për bizneset, duke nisur nga biznesi i vogël deri tek ai i madh. Shkak për këtë është bërë pandemia COVID-19, e cila ka tkurrur të ardhurat si për biznesin ashtu edhe për individët. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për bizneset u forcua më shumë për qëllim financimin e investimeve dhe atë në mbulimin e nevojave për likuiditet.

“Në gjykimin e bankave, shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e katërt 2020 u ndikua nga perceptimi i bankave për rrezikun lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe me aftësinë paguese dhe gjendjen aktuale të bizneseve”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Kriteret që janë vështirësuar kanë të bëjnë me reduktim të madhësisë së kredisë, shtim të kërkesës për kolateral si edhe kushtëzimeve më të larta në marrëveshjet e kredive. Nga ana tjetër i vetmi faktor me ndikim pozitiv në kreditimin e biznesit ishte afati i maturimit i cili është zgjatur.

Sipas këtij raporti për periudhën tetor-nëntor-dhjetor bizneset e vogla dhe të mesme ulën kërkesën për financimin e investimeve, ndërsa është rritur kërkesa për kredi për likuiditet nga bizneset e mëdha.

Por edhe kërkesa për kredi nga bizneset ka qenë më e ulët në këtë periudhë si pasojë e situatës aktuale ekonomike, mungesës së kërkesës për financimin e investimeve si edhe nga përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit. Bankat e nivelit të dytë kanë vlerësuar si pozitive skemat e garancive sovrane, të cilat kanë zbutur efektet negative nga COVID-19.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë