Nëshkruhet marrëveshja për auditin dhe AKBN dhe Ministrinë. Kompania “Bankers Petroleum” bën me dije se ka firmosur termat e referencës me Agjencinë Shqiptare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Ministrin e Energjisë për të angazhuar një auditor ndërkombëtar si palë të tretë për të asistuar në zgjidhjen e çështjes së auditimit të pakonkluduar të kostove të rikuperueshme. Në një deklaratë për shtyp kompania bëri me dije se firma e auditit do të zgjidhet në mesin e muajit Tetor dhe i gjithë procesi pritet të finalizohet në fund të tremujorit të katërt. “Në paralel me këtë proces,
Gjykatat Shqiptare kanë shtyrë (subjekt i një apelimi) vlerësimin e mëparshëm mbi tatim fitimin deri në zgjidhjen e procesit të auditimit mbi kostot e rikuperueshme. Pritet që konkluzionet e palës së tretë së auditit do të sjellin një reduktim të vlerësimit të mëparshëm mbi detyrimet për taksat” theksoi në deklaratë “Bankers”.
Tremujori III
Sipas të dhënave operacionale të kompanisë, prodhimi mesatar nga fushat e naftës të Patos-Marinzës dhe Kuçovës në Shqipëri për tremujorin e tretë të vitit 2015 ishte 19,598 fuçi naftë në ditë (bopd), një rënie prej 2% në krahasim me mesataren e tremujorit të dytë prej 20,045 bopd. Prodhimi në tremujorin e tretë e stabilizua duke përdorur për shpim pusesh dy sonda, dhe si pasojë e reagimit pozitiv të modeleve të Rritjes së Nxjerrjes së Naftës (EOR) që nisën të zbatoheshin vitin e kaluar. Këto modele vijojnë të zbatohen edhe gjatë këtij viti dhe fokusi është konvertimi i vazhdueshëm i puseve në puse me injektim.
Zona e Bubullimës vazhdon të performojë mirë, me katër puse (4) që prodhojnë mesatarisht 200 bopd secili. Pusi më i fundit i shpuar është tashmë duke u optimizuar. Ndërkohë që vëllimet e prodhimit të naftës në Bubullimë janë shumë inkurajuese, nafta nga kjo zonë ka sasi të vogla acidi suflhidrik dhe përqindje të lartë uji çka kërkon menaxhimin e kapaciteteve injektuese të ujit dhe të njësive trajtuese duke ndjekur programin e zhvillimit për këtë zonë. Kompania ka të instaluara njësitë në këtë vendburim çka mbështetin realizimin e planit për shpimin e dy-tre puseve në tremujorin e katërt si dhe vijimësinë e planifikimit të programit 2016. Sipas kompanisë, “shitjet e naftës gjatë tremujorit të tretë mesatarisht ishin 19,730 bopd, 0.4% më të larta se mesatarja e tremujorit të mëparshëm prej 19,599 bopd. Inventari i naftës së papërpunuar në 30 shtator 2015, ishte 297,000 fuçi më ulët se 307,000 fuçi që ishte në 30 qershor 2015”.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

të zgjidhet brenda muajit teto">