Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të njoftojë se kompania ka rinisur operacionet në nivelet normale pas fillimit së eksporteve në Terminalin e Petroliferas Italo-Shqiptare në Vlorë, të martën, më 7 qershor. Gjatë gjashtë ditëve të fundit, Bankers e reduktoi prodhimin me rreth 4,000 fuçi naftë në ditë në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës për shkak të mungesës së magazinimit. Prodhimi ka rifilluar menjëherë dhe pritet të arrijë nivelet e mëparshme (para periudhës së mbylljes së përkohshme) gjatë javës së ardhshme.

Përditësim mbi shitjen:
Bankers gjithashtu ka kënaqësinë të njoftojë se ka marrë miratimin përfundimtar të Gjykatës  së Queen Bench në Alberta për marrëveshjen e propozuar me degët e Geo-Jade Petroleum Corporation. Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të marrë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers nëpërmjet filialeve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion. Gjykata dha urdhër për miratimin e Marrëveshjes më 3 qershor, 2016.

Përfundimi i Marrëveshjes është subjekt gjithashtu i miratimeve nga Akti i Investimeve Kanada dhe Administrata Kineze Shtetërore e Këmbimit Valutor (SAFE). Si rezultat i miratimeve në pritje, ku miratimi i marrëveshjes nga Republika Popullore e Kinës do të kryhet më 30 qershor, 2016, mbyllja e marrëveshjes pritet të ndodhë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes, aksionet e Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos dhe në Bursën e Londrës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com