TIRANE - Ergys Agasi Kreu i Inspektoriatit të Mjedisit, në një intervistë për A1Report, sqaron situatën aktuale në lidhje me mjedisin në zonën e Marinzëz nga kompania Bankers. Agasi sqaron se gjoba e parë që ju vu kompanisë ishte më e larta që parashikon ligji, por sqaron edhe se pezullimi kishte të bënte me aktivitetin që gjeneronin mbetje.

"Dua të them që nga ana kompanisë na është vënë me dije që pusi që është hapur nuk mund të mbyllet sepse është në procesin e inxhinierisë sipas shpjegimit që ka bërë kompania por dhe kjo e aprovuar nga inxhinierët e AKPN dhe Albpetrol nga pusi i hapur nuk mund të pezullohet puna në mënyrë direkte sido që të jetë situata shfrytëzimi i këtij pusi duhet të vazhdoj sepse në momentin e mbylljes apo pezullimit të këtij atëherë të gjithë nafta apo e gjithë pasuria nëntokësore nuk mund të shfrytëzohet në një moment të dytë pas mbylljes që i bëhet por për pjesën tjetër atë që ne e kemi cilësuar, kemi marrë një garanci po ashtu edhe nga vërtetimet që janë bërë nga inspektorët në terren që nuk ka pasur aktivitet kompania" - thotë Agasi.  

Më tej Agasi sqaron së pas shpërthimit kompanisë Bankers i është vendosur afat, që brenda javës të dorëzojë planin e masave për mbetjet, por nëse kompania nuk do e respektojë, atëherë Inspektoriati do kërkojë revokim të lejes së mjedisit, deri në prishje të kontratës. 

"Në rast se Bankers në dokumentet që ajo ka dërguar në ministrinë e mjedisit dhe mbas një vlerësimi që do ti bëhet atje nga specialistët tanë nuk ka paraqitur dokumentet e kërkuara siç janë plani i përputhshmërisë apo edhe plani i menaxhimit të mbetjeve që janë dy këshillat kryesore që ne i kemi bërë problem për kompaninë atëherë ne do të kërkojmë evokimin e lejes mjedisore ministrit të mjedisit dhe mbas revokimit të lejes mjedisore do të kemi një kërkesë te AKBN për prishjen e licensës së marrëveshjes me kompaninë Bankers" - thotë Kreu i Inspektoriatit të Mjedisit.

Por paralelisht me këto masa Ministria e Mjedisit ka dërguar në zonë edhe një laborator të lëvizshëm që merret me analizat e ajrit dhe ujit, dhe shumë shpejt do te ketë edhe një raport për këtë çështje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)