Sot të gjitha degët e Bankës Amerikane e Investimeve në vend organizuan aktivitete të ngjashme me fëmijë dhe të rinj.
 
Kjo nismë përputhet plotësisht jo vetëm me misionin e Javës Globale të parasë por dhe me sloganin e ri të sapolançuar nga ABI Bank i cili është “Investo në optimizëm”.

abi

"Java Globale e Parasë është një iniciativë ndërgjegjësuese, qëllimi i së cilës është t’u mësojë fëmijëve dhe të rinjve konceptin e parasë dhe të kursimit nëpërmjet aktiviteteve argëtuese dhe interaktive. Duke mbështetur Javën e Parasë si dhe nën misionin e Bankës Amerikane të Investimeve sot këta fëmijë i kemi shndërruar në “Bankier për një ditë”. Ne besojmë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar mënyrën si funksionon banka dhe rolin që ajo ka në jetën e përditshme të çdokujt" tha Enis Cerava, Drejtori i Retail i Bankës Amerikane të Investimeve.

abi

ABI Bank beson se fokusi për zhvillimin e sektorëve të rendësishëm të ekonomisë i të gjithë aktorëve në treg do kenë ndikim pozitiv afatgjatë për sistemin bankar dhe ekonominë shqiptare në tërësi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)