Bankimi në distancë? Dje i nevojshëm, sot i domosdoshëm

Ecuria e kohëve të fundit ka bërë që shërbimet bankare Online të mos jenë më thjesht një funksion plotësues i atyre tradicionale. Ato luajnë tashmë një rol kryesor në bankimin tonë të përditshëm. Modeli bankar “Vetëm me një klikim” nxit klientet cdo ditë e më shumë të përdorin kanalet elektronike, të tilla si Internet banking dhe Mobile banking, të cilat jo vetëm kursejnë kohën e secilit prej nesh, por na mundësojnë realizimin e të gjitha shërbimeve bankare direkt nga telefoni, tableti ose kompjuteri jonë, kudo ku ne ndodhemi, në zyrë, shtëpi apo pse jo, edhe me pushime.

Në tregun Shqiptar Banka ProCredit është institucioni i parë financiar që prej vitesh tashmë në fokus të saj ka zhvillimin teknologjik për realizimin e shërbimeve bankare. Në terma më konkrete, banka ProCredit e ka filluar procesin e dixhitalizimit bankar që nga viti 2015 ku prezantoi për herë të parë në tregun shqiptar "Zonat 24/7", të cilat janë ambiente të dedikuara për vetëshërbim me anë të pajisjeve elektronike. Për të vijuar më tej në vitin 2017 me prezantimin e një koncepti të ri bankingu, atë të Direct Banking, dedikuar individëve. 

Por si ka ndikuar përgjatë gjithë kesaj kohe zhvillimi teknologjik në marrëdhënien Bank-Kliente? Si janë adoptuar klientet e Bankes ProCredit dhe cilat jane lehtësirat që kjo mënyrë bankimi u ka ofruar atyre? Për këto dhe të tjera më konkretisht na treguan në një lidhje të drejtpërdrejtë përfaqësuesja e bankës Procredit,  Manjola Halilaj, dhe klientja e kësaj Banke Ana Mullanji.

Përfaqësuesja e bankës Manjola Halilaj u shpreh se operimi në mënyrë dixhitale është e vetmja mënyrë me anë të të cilës jo vetëm operojnë së brendshmi por edhe me mënyrën se si operojnë më klientët:

‘’ Për ne si bankë situata në të cilën po kalojmë nuk është dashur që të marrim asnjë lloj vendimi për të ofruar dicka ndryshe. Pocizioni ynë si një bankë e pozicionuar si një bankë digjitale na ka ndihmuar që klientët të operojnë në mënyrë të pavaruar, që do të thotë që klientët shërbimet që ata kanë nevojë I realizojnë nëpërmjet telefonit, nëpërmjet kompjuterit, nga kudo që ata ndodhen. Kjo ka bërë që ata ta marrin shërbimin në distancë pa qenë nevoja që të paraqiten ne bankë, po nga ana tjetër të marrin një shërbim të specializuar në bankë që do të thotë që cdo klient I bankës ProCredit ka një këshillues i cili e suporton atë sa herë që ai ka nevojë dhe gjithashtu I jep një këshillim financiar të specializuar’’, u shpreh ajo. 

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë